Nuk njeh vendimin e KPA, Besnik Muçi shkon në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese

Besnik Muçi është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.

Ndonëse dje Muçi u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ai vijon të mos e njohë vendimin e KPA-së.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u shpall në orën 11:00 nga kryetari i trupit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo. Muçi e cilësoi vendimin nul duke u shprehur se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ky vendim nuk ka më efekt.

Sipas tij, “vendimi nuk afekton funksionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet