Nuk na e kanë fajin ´´burrat´´ që na vrasin!

Nga Greta Beqiri

Mos u çudisni aspak nga ky titull, sepse jam shumë e saktë! Ju do më pyesni, pse? E di që një pjesë prej jush as nuk do e marrë guximin të lexojë këtë dhe do më gjykojnë prej titullit, por ajo ç´ka dua të them është një e vërtëtë që të gjithë e hasim çdo ditë. ´´Burrat´´ nuk kanë faj që na vrasin! Kur kryhej rituali i martesës dikur, edhe tani kur zhvillohen dasmat tradicionale, nusja e ulur mbi një karrige në qoshen e shtëpisë duhet të mbante ulur në prehër një djalë, me tre frekuenca uljesh dhe ngritjesh që pasardhësi i parë i çiftit të ishte medoemos djalë.

E më pas nëse gjatë periudhës së shtatëzënisë zbulohej se gjinia ishte femër e abortonin, ose në rastin më të keq do e mbaniin si nga halli vajzën si të ishte një sjellje në jetë për nga e keqja e mundshme. Në momentin e parë që je shtuar me djalë, pason një gëzim i madh familjar, hare e valle, pushka dhe dybeku kërcet, baba çmendet fare dhe ia puth djalit foshnjë gjithë shpirt gjenitalet. Biri babës ti! Djali vazhdon të rritet, mbahet me pelenat më të shtrenjta, bëhet synet si të jetë duke bërë dasëm, e merr baba kudo me vete në lokal me shokët t´i mësojë ritualet e burrave, ndërkohë të ish´ vajzë e kish vendin në shtëpi, aty pas mamase, mbyllur mes katër mureve e t’u shërbejnë burrave, se ashtu e do zakoni.

Djali vazhdon të rritet nën përkushtimin maksimal të familjes, në shtëpi gatuhen dy pjata gjellë për të, se është djalë, duhet të hajë dy racione mirë se po bëhet burrë, dhe vijon e vijon kjo histori derisa sa djali rritet! Djali u rrit! Po habitemi se po poshtëron nusen? Nuk është faji i tij! Është mësuar t´i kërkojë gjërat me dhunë, të urdhërojë, nuk pranon refuzimet, se në i pranoftë refuzimet, poshtërohet. E baba i ka pas thënë që kush pranon poshtërimet nuk është burrë dhe nuk ka nder, që kështu ai vret! Burrat nuk kanë faj që na vrasin! Fryma që morën që nga ngjizja, e deri më tani kur lëkura iu është trashur, erdhi si pasojë e përbuzjes së femrës që në embrion, që ne djep, dhe adhurimin e figurës mashkullore si mbret! Ky përçmim e bëri atë egoist, të mos durojë kritika dhe të mos nxërë, por të vrasë atë që me abort e vranë, atë që, që në djep e martuan, femrën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet