×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nuk mund të ul më kokën”, Mimoza Hafizi kërkon postin më të lartë në Universitetin e Tiranës

Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi shpall kandidaturën e saj si rektore në Universitetin e Tiranës.  Lajmin e ka dhënë vetë, Hafizi, në një status në rrjetin social “Facebook”. Ajo njofton se mbrëmjen që lamë pas e ka depozituar kandidaturën për Rektore të Universitetit të Tiranës.

Në këtë postim të gjatë, pedagogia shkruan se hapja e fushatës zgjedhore në situatën e emergjencës shëndetësore që po kalon vendi, e po kështu dhe universitetet, është një nga aktet e paskrupullta të qeverisë.

“Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike. Por kjo është vetëm thika e radhës, që mjedisi ynë pëson nga politika. Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm një qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi. Zgjedhjet në mungesë të një fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt. Vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkurruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj.

Por, a duhet ulur koka? A duhet lenë prapë Universiteti i Tiranës nën influencën e të njëjtit klan, që ‘lidh e zgjidh’ prej njëzet vitesh fatet e tij, sipas interesave abuzive dhe meskine të një grupi njerëzish mediokër? Një klan që ka ‘lidhur nyje’ aspiratën dhe frymëmarrjen e bashkësisë më të madhe intelektuale që ka Shqipëria, në konflike pa sens e pa fund. Një klan që i ka zvjerdhur pedagogët me universitetin e tyre.

Unë vendosa të bëj rezistencën time. Vendimi im qe i shpejtë, për të shmangur përjashtimin nga gara, por i menduar gjatë dhe i frymëzuar nga shumë kolegë të nderuar, të cilët janë aty, në universitet, por veç e veç ndjehen të pafuqishëm përballë së keqes që po na ve të poshtë. Bashkë besoj se e mundim këtë të keqe!”

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Foto-lajm/ Qytetarët kërkojnë informacion për të afërmit e shtruar në Infektiv, Pipero del me listë

Foto-lajm/ Qytetarët kërkojnë informacion për të afërmit e shtruar në Infektiv, Pipero del me listë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë serioze. Problemati...

Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë serioze. Problematike është situata edhe në spitalet Covid, ku javët e fundit numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor është shtuar. Me dhjetëra qytetarë janë filmuar sot para spitalit Infektiv, pasi kërkojnë informacion për gjendjen e të afërmve të tyre. LSA ka realizuar disa foto të momenteve […]

Lexo më shumë

Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë, përfitojnë edhe shqiptarët

Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë, përfitojnë edhe shqiptarët

Publikuar më 06.08.2020
Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren m...

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi. Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale. Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin […]

Lexo më shumë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Publikuar më 06.08.2020
Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke...

Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke bërë mbylljen e kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit. Nga ky vendim, përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre […]

Lexo më shumë

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Publikuar më 06.08.2020
Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashk...

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashkisë. Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës. Banorët shprehen se për disa pallate nuk janë të sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerë […]

Lexo më shumë

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në pë...

Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në përhapjen e virusit të ri, Covid-19. Situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjithë spitalet publike. Paraditen e kësaj të enjte nga Spitali Rajonal i Beratit raportohen për 8 raste infektimi. Mësohet se 5 infermierë dhe 3 punonjës spitali kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. […]

Lexo më shumë

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Publikuar më 06.08.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të a...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të afërm nga koronavirusi një ditë më parë. Në një postim facebook, mjeku ka treguar se çfarë ndodhi me të afërmin e tij, i cili fillimisht është kuruar në spital privat pasi urgjenca nuk kishte shkuar për t’i bërë tamponin. Gjithashtu mjeku denoncon se nuk i […]

Lexo më shumë