Nuk merr vesh nga futbolli, por 59-vjeçarja kap skedinën… (FOTO)

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Elidona Syla

Para gjashtë vitesh një grua vendosi që çdo fundjavë të vendoste nga 1 paund skedinë. Këtë vendim e mori pasi u lodh nga fjalët e drejtuar bashkëshortit të saj, shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive.

59-vjeçarja nga Kenti në Britaninë e Madhe fitores i është afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe këtë e bëri me një shumë të majme.

Fituesja parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund. Ajo thotë se parashikimet janë vendosur duke patur parasysh emrat e skuadrave, jo formën e tyre.

“Vendosja fitoren për skuadrat, emrat e të cilave më dukeshin më të këndshme”, citohet ajo nga mediat britanike. “The Sun” shkruan se skedina ishte vendosur te kompania “William Hill”.