“Nuk kemi nevojë për asnjë parti”, Policia dhe deputeti i PD zbarkojnë te Ekonomiku, studentët i përzënë (Video)

Policia e Shtetit dhe deputeti i Partisë Demokratike kanë zbarkuar te Fakulteti i Ekonomisë pas tensioneve që pati mes studentëve dhe policisë. Deputeti i PD, Luçiano Boçi ndalohet të flasë me drejtuesin e Policisë dhe kërkon një kërkesë apo mandat nga policia, të cilët që ata kanë marrë për të hyrë në ambientet e fakultetit.

Menjëherë janë kundërpërgjigjur edhe studentët të cilët kanë kërkuar që policia dhe deputeti të largohen nga mjedisi i jashtëm i Fakultetit dhe ta vazhdojnë debatin jashtë rrethinave të tij.

“Ikni, ikni, ikni”, thërrasin me një zë të gjithë studentët e ekonomikut, duke kërkuar kështu që t’i lënë të qetë në protestën e tyre.

“Nuk kemi nevojë për asnjë parti”, thotë një tjetër student, duke theksuar edhe nëj herë faktin se kjo protestë është e tyre dhe nuk do të lejojnë që të preken nga asnjë parti politike.

Ndërsa një student tjetër i drejtohet deputetit Boçi: Zoti Boçi jemi edhe më të arsimuar se ju, nuk kemi nevojë për ju, dimë të flasim edhe vetë. Debatin vazhdojeni jashtë Fakultetit, largohuni, studentët po jua kërkojnë. Vazhdoni rrugën…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet