Nuk kanë të ndalur dorëheqjet, anëtarja e Këshillit Bashkiak lë detyrën

Genta Mezini, ish-këshilltraja e LSI-së  ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak Tiranë.

Mësohet se dorëheqjen e ka paraqitur më 17 maj, ditën kur u shemb edhe Teatri Kombëtar, duke argumentuar se arsyeja lidhet me shkaqe personale.

Genta Mezini me anë të një emaili ka njoftuar kolegët e saj ku shkruan se dorëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shprehet se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike” shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet