Nuk kanë shtet, nuk kanë para, por janë të zotët e oqeanit (Foto)

Foto 1 nga 8 Pas Para

Fisi Bajau kryesisht popullon pjesën Sulu afër Filipineve, përkatësisht ujërave përreth Sulawesi dhe Borneo. Jetojnë në varkat e tyre të gjata, që njihen me emrin “e bukura e bukura” dhe nga shtëpitë mbi ujë të ndërtuara nga kallami në mes të oqeanit, dhe nuk është çudi i quajnë edhe nomadët e detit.

Legjenda thotë, se ky popull dikur ka jetuar në një mbretëri të pasur. Kur gjatë një stuhie në det, u zhduk vajza e mbretit, të gjithë u çuan ta kërkojnë. Meqë nuk e gjetën, u betuan se kurrë më nuk do të kthehen në breg.

Edhe pse pjesëtarët e fisit Bajau, shumicën e kohës e kalojnë në ujë, në bregun e detit duhet të kthehen kohë pas kohe, në mënyrë që ti rregullojnë dhe ndërtojnë varkat e reja, ose të shesin peshkun që kanë kapur. Janë peshkatarë të jashtëzakonshëm, dhe mund të zhyten në ujë deri në 30 metra, për të nxjerrë delikatesa të shijshme nga deti siç është kastraveci i detit, Trepanga.

Shtëpitë prej kallami i ndërtojnë mbi ujë.

Nuk janë të arsimuar, nuk dijnë as shkrim dhe as lexim,por oqeanin e njohin si pëllëmbën e tyre të dorës. Mendohet se kjo është njëra nga arsyet, pse kanë mbijetuar tsunamin e madh në Oqeanin Indian, në vitin 2004 pa asnjë viktimë.

Fisi Bajau nuk i takon asnjë shteti, nuk e kanë valutën e tyre, dhe nuk besojnë në përllogaritjen e kohës. Për ta vitet nuk janë të rëndsësishme, me rëndësi është të jetohet e sotmja.

Por nuk e kanë të lehtë. Jeta në det është e egër, e disa statistika tregojnë se fisi Bajau ngadalë po shuhet.

Parashikohet që pjesëtarët e fundit të këtij fisi mund të heqin dorë nga jeta nomade në ujë.

Përmes objektivit të fotografit  Claudio Sibera ju mund të shikoni se cila është jeta e fisit Bajau.

 

Të tjera

Abissnet