Nuk ka surpriza, Mbape shpallet Lojtari i ri më i mirë

Kilian Mbape ka fituar çmimin “KOPA 2018”. Bëhet fjalë për çmimin e “Topit të Artë” për të rinjtë, lojtari më i mirë i ri në 2018, mes moshave U-21.

19-vjeçari francez ishte një ndër liderët e “Les Bleues” në triumfin e Botërorit të fundit.

Ndërkaq, sa i takon çmimit të madh, ai pritet t’i shkojë Luka Modriçit. Kjo pasi më herët në rrjetet sociale është publikuar një foto e numrit të radhës së “Francë Football”, ku në krye të listës është mesfushori kroat.

Ai do të thyejë kësisoj hegjemoninë 10-vjeçarë të Ronaldos dhe Mesit në këtë çmim individual, ku të dy e kanë fituar nga 5 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet