Nuk ka surpriza, Fino sfidon Dukën për kreun e FSHF-së

Ashtu siç pritej, Bashkim Fino është rivali i Armando Dukës për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit. I ftuar në emisionin “Rubrika sportive” në Radio Televizionin Shqiptar, ish-kryeministri Fino ka pranuar se do të kandidojë për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, në zgjedhjet e 7 shkurtit. “Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar së futbollit e kam pasion. Ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjera. Nëse do të ishte me ligjë, që të konkuroje për president të FSHF-së do të hiqja dorë nga mandati i deputetit.”

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino pritet ta ketë të vështirë fitoren përballë kryetarit aktual të FSHF-së Armando Duka, me këtë të fundit që kërkon mandatin e tij të 5-të në këtë post.

Të tjera

Abissnet