Nuk ka më ditë të freskëta, paralajmërohet rikthimi i të nxehtit ekstrem

Ekspertët kanë dhënë lajmin se i nxehti ekstrem do të rikthehet, duke i dhënë fund kështu freskut që përfshiu Europën në ditët e para të muajit korrik.

Sinoptikanët bënë të ditur se në javët në vijim pritet që i nxehti afrikan të pushtoj sërish Europën.

Ata paralajmëruan rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit.

Agjencia franceze e motit, Meteo France njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme, ku termometri do të arrijë nga 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius.

Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave me 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Fundi i muajit Qershor alarmoi ndjeshëm autoritetet europiane për jetën e qytetarëve, kryesisht të pastrehëve dhe të moshuarve.

Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në Arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet