“Nuk ju shkojnë për shtat as si grua dhe as si ministre”, Koni i përgjigjet Shahinit: Kërko ndjesë publike!

Pas deklaratës së Ministres së Arsimit, Besa Shahini, se Universiteti i Tiranës çdo herë e më shumë po i shkaktohen probleme serioze, si pasojë e udhëheqjes nga rektori, Mynyr Koni, ka reaguar ky i fundit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Koni përgënjeshtron ministren, teksa thekson se në grupin e inspektimit nga MASR, asnjëhrë nuk ka pasur rezultate. Më tej ai thotë se e gjithë kjo është një disinfomrimi, duke i kërkuar ministres të kërkojë falje publike.

Postimi i plotë:

“Dëgjova sot konferencën për shtyp të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Dhe sigurisht, edhe në këtë rast, ajo nuk harroi pa përmendur Rektorin e Universitetit të Tiranës.

Në fakt, më vjen mirë për faktin që më në fund, Ministrja pranoi se në vitin 2019, ka patur ankesa edhe nga Rektori i Universitetit të Tiranës, por nuk tregoi në asnjë moment se çfarë kishte bërë ajo dhe institucioni që drejton, për t’i zgjidhur ato, por vetëm fajësoi Rektorin, duke treguar edhe një herë qartë lidhjet e saj me struktura të caktuara të Universitetit të Tiranës.

Është e vërtetë që Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka ngritur një grup inspektimi, i cili u paraqit në UT në muajin dhjetor 2019, por ajo harroji të tregojë që ky grup inspektimi në fakt nuk kreu asnjë inspektim në UT, për arsye se nga MASR, nuk kishte ardhur akoma asnjë raport apo rekomandim nga inspektimi i mëparshëm i kryer në UT po nga kjo ministri para disa muajve.

Dhe është e pakuptueshme se nga dolën “konkluzionet” e grupit të inspektimit që përmend zonja Ministre në konferencën e saj për shtyp.

Ky është një disinformim i qëllimshëm dhe për këtë duhet të kërkojë ndjesë publike.

Në fakt, kush e ka dëgjuar sot Ministren, në rastin më të mirë, ka menduar se konferenca për shtyp që ajo organizoji ishte vetëm për Universitetin e Tiranës dhe për Rektorin e UT.

Dhe ka kuptuar edhe më mirë se ata që e kanë ideuar këtë konferencë dhe kanë hartuar fjalimin e saj, janë të njëjtët autorë që kanë organizuar sulmet e njëpasnjëshme në këto 4 vite për Rektorin e Universitetit të Tiranës.

Zonja Ministre, po për universitetit e tjera publike nuk ke asgjë për të thënë? Mos harroni se në Shqipëri ka edhe universitete të tjera publike.

Zonja Ministre,

Ju siguroj se pedagogët dhe studentët e Universitetit të Tiranës janë qytetarë aktivë dhe nuk kanë nevojë të shndërrohen në të tillë. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar moralin dhe dinjitetin e gjithkujt nga ne.

Thirrjet që ju bëni, nuk ju shkojnë për shtat as si grua dhe as si ministre.

Universitetit të Tiranës, në asnjë rast dhe nga askush nuk i është cenuar as cilësia dhe as dinjiteti, pavarësisht asaj çfarë është thënë dhe çfarë është bërë në këto vite, për t’ja ulur dhe cenuar ato; pavarësisht “luftërave” dhe “betejave” që i është dashur të përballojë, fatkeqësisht edhe nga institucioni që ju drejtoni”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet