×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nuk jemi në Amerikën Latine këtu”/ Meta i përgjigjet Ramës: Thirri mendjes! Dy pyetje për Ballukun

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha nga Vlora që kryeministri Edi Rama duhet t’i thërrasë mendjes. Teksa e konsideron si një marrëzi atë që po ndodh me grevën në Albcontrol, Presidenti thekson se ajo është një situatë artificiale e krijuar.

Presidenti Meta nuk nguroi të bënte edhe ironi me aeroportet e shumë përfolura të qeveria, duke theksuar se atë të Vlorës nuk e kishte gjetur por kishte ulur avionin në aeroportin e Orikumit.

Meta: Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time të veprimit të atyre kontrollorëve. Kryeministri në detyrë duhet t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu përpara disa dekadave. Unë nuk e humbas durimin. Nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen, që kanë vetëm një problem; dramën e zgjedhjeve pluraliste, të cilat do të bëhen dhe nuk e luan topi.

Unë e ftoj kryeministrin, ministren, Sindikatën të bëjmë takime të afërta, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-së, Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane të kontrollit të trafikut ajror sepse kemi detyrime, që të zhvillojmë një bisedë dhe të japim një zgjidhje të logjikshme kësaj situate.

Siç u kam thënë edhe kontrollorëve, duhet të jeni të detyruar të jeni realist. Zgjidhje në raport me Kosovën apo ndonjë vend tjetër të rajonit, duhet të japim. Në mënyrë që siguria kombëtare të sigurohet. Gjithë ky tension është artificial, është një marrëzi.

Avioni u ul në aeroportin e Orikumit këtë radhë se të Vlorës nuk e gjeta dot. Vetëm një i marrë mund ta bëjë këtë. Kjo është një shaka shumë të rëndë. Zgjidhje daneze nuk ka por siç ka bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ka.

I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm.

Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre.

Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit.  Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohen nga provokimet që kanë vetëm një problem dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën”, u shpreh Meta.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arrestohen 5 persona dhe 1 tjetër shpallet në kërkim për kokainën te “Xhamlliku”, ja emrat

Arrestohen 5 persona dhe 1 tjetër shpallet në kërkim për kokainën te “Xhamlliku”, ja emrat

Publikuar më 28.07.2021
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksi...

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksionin e djeshëm në zonën e “Xhamllikut” ku u sekuestrua 1 kg e 128 gr kokainë. Pesë persona janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Gentian Kore 47 vjeç, Taulant Çoku 34 vjeç, Altin Gega 28 vjeç dhe Erjon Prenga 32 […]

Lexo më shumë

Tërmet në Shëngjin, pushuesit dalin në ballkonet e hotelit

Tërmet në Shëngjin, pushuesit dalin në ballkonet e hotelit

Publikuar më 27.07.2021
Qytetarë dhe pushues në qytetin e Shëngjinit janë tronditur ...

Qytetarë dhe pushues në qytetin e Shëngjinit janë tronditur nga një tërmet. Sipas të dhënave që kanë ardhur në redaksinë e gazetës “Shekulli”, tërmeti ka zgjatur vetëm 5 sekonda. Kjo ka bërë që shumë pushues të dilnin jashtë godinave dhe nëpër ballkone. Magnituda e lëkundjeve ishte 3.6 e Shkallës Rihter ndërsa është regjistruar në thellësinë 5 […]

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për lirimin nga burgu

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për lirimin nga burgu

Publikuar më 27.07.2021
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për lirimin nga paraburgimi. Pak ditë më parë, përmes kësaj kërkese, ai ka pretenduar se ka kaluar afati një vjeçar i paraburgimit. Sipas ligjit, Çela pretendon se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga […]

Lexo më shumë

U mbyt sot në Bunë/ Polumbarët në kërkim të 13 vjeçares, babai: Ishte me 3 fëmijët e tjerë, por …

U mbyt sot në Bunë/ Polumbarët në kërkim të 13 vjeçares, babai: Ishte me 3 fëmijët e tjerë, por …

Publikuar më 27.07.2021
Babai i 13-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër ...

Babai i 13-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij, bashkë me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për t’u larë. Ai nuk di ta sqaroj saktësisht atë se çfarë ka ndodhur, por thotë se e mitura nuk dinte not. Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në […]

Lexo më shumë

(VIDEO) Policia vijon aksionin në rrugët e vendit, dhjetëra patenta të pezulluara dhe mijëra gjoba

(VIDEO) Policia vijon aksionin në rrugët e vendit, dhjetëra patenta të pezulluara dhe mijëra gjoba

Publikuar më 27.07.2021
Policia Rrugore iu bën apel shoferëve të respektojnë rregull...

Policia Rrugore iu bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrijnë në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Ndërkohë vijojnë kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik […]

Lexo më shumë

Policia njoftim zyrtar për aksionin te “Varri i Bamit”. Ja çfarë thuhet për incidentin me gazetarin

Policia njoftim zyrtar për aksionin te “Varri i Bamit”. Ja çfarë thuhet për incidentin me gazetarin

Publikuar më 27.07.2021
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mesditës së sotme, ...

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mesditës së sotme, ku një person nuk iu bind urdhërit për të ndaluar gjatë një aksioni antidrogë. Në njoftimin zyrtar thuhet se shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur […]

Lexo më shumë

EMRI/ Kush është “trimi” që i iku Forcave Speciale dhe u arrestua pas 1 ore; nuk ishte vetëm në makinë (VIDEO-DETAJE)

EMRI/ Kush është “trimi” që i iku Forcave Speciale dhe u arrestua pas 1 ore; nuk ishte vetëm në makinë (VIDEO-DETAJE)

Publikuar më 27.07.2021
Personi që drejtonte mjetin tip Mercedes Benz C Class  ngjyr...

Personi që drejtonte mjetin tip Mercedes Benz C Class  ngjyrë e zezë me xhama të zinj, është Gazmir Cami. Burime bëjnë me dije se ai është një person i njohur në fushën e narkotikëve në vendin tonë. I arrestuar është dhe një person tjetër me mbiemrin Prenga, ndërsa vijon kërkimi për dy personat e tjerë […]

Lexo më shumë

Gjykata rrëzoi çështjen e Gërdecit në ngarkim të Mediut, kreu i SPAK për Zërin e Amerikës: Do i shkohet deri në fund

Gjykata rrëzoi çështjen e Gërdecit në ngarkim të Mediut, kreu i SPAK për Zërin e Amerikës: Do i shkohet deri në fund

Publikuar më 27.07.2021
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrup...

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën […]

Lexo më shumë