Nuk është Panathinaikos, zbulohet ekipi i ri i Ergys Kaçes

Mesfushori i kombëtares shqiptare Egys Kaçe ka zgjedhur të transferohet në Qipro te skuadra e APOEL Nikosias.

Megjithëse u fol shumë për një transferim të talentit shqiptar të gjigantët e Panathinaikos, duket se 24-vjeçari do të firmosë me klubin qipriot, raportojnë mediat greke.

Shtatshkurti korçar vendosi të pranonte ftesën e trajneri Xhorxhios Dionis, i cili drejton skuadrën qipriotë. Në vitin 2012 ishte po ky trajner që afroi Kaçen tek ekipi i parë i PAOK-ut.

Mësohet se Kaçe do të jetë i huazuar nga skuadra greke te APOEL-i, që aktualisht mban vendin e dytë në kampionat.

Të tjera

Abissnet