Nuk është njeri! Ky folës lajmesh prezanton falë inteligjencës artificiale (VIDEO)

Një virtual, i veshur me kostum dhe me zërin zë gati të vërtetë, prezantoi për herë të parë lajmet në agjencinë shtetërore kineze.

Folësi është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtur në Kinë.

Prezantuesi anglishtfolës e ka nisur prezantimin me fjalët: “Përshëndetje! Po ndiqni edicionin e lajmeve në gjuhën angleze”.

Prezantuesi është një imazh i një folësi të vërtetë lajmesh që vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.

Gazetarët tani mund të shkruajnë tekstin në anglisht, kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe zërin shumë pranë origjinalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet