Nuk e morën në ekskursion, shqiptari i kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim shkollës në Itali

“Corriere della Sera” ka përcjellë për të tërë historinë e veçantë të një djali shqiptar, të cilit ju ndalua që të merrte pjesë në një ekskursion të organizuar nga shkolla.

Edri Begaj, sot 32 vjeç, plot pas 12 vitesh ka vendosur të kërkoj drejtësi e të padis shkollën ku ai ka kryer studimet e ciklit të mesëm duke kërkuar një dëmshpërblim prej 400 mijë euro.

Gjithçka filloi kur klasa e tij kishte organizuar ekskursionin e fundvitit dhe destinacioni ishte Amsterdami.

Të riut shqiptar, i cili i kreu studimet në “Città di Piero della Francesca” në provincë të Arezzos, iu mohua e drejta për të marrë pjesë në ekskursion nga stafi pedagogjik për shkak të mesatares së ulët.

Atë zhgënjim dhe turp Endri Begaj nuk e ka harruar kurrë, dhe sot që është 32 vjeçar vazhdon një betejë gjyqësore me ish-shkollën e tij.

Shqiptari së bashku me avokatin e tij pretendojnë se nga ai vendim u gjeneruan konflikte të ashpra që përfunduan në përjashtimin e shqiptarit nga shkolla.

Ai kërkon një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh, pasi sipas tij përjashtimi i kushtoi mundësinë e shkollimit, miqësitë e vjetra, por edhe gjetjen e një pune dinjitoze.

Kërkesa e tij për të rihapur procesin gjyqësor, është pranuar nga Gjykata Italiane e Apelit e cila ka ngarkuar me këtë çështje Gjykatën Civile të Arezzos. Seanca e parë e këtij procesi gjyqësor pritet të mbahet në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet