Nuk do të zhvillohet në Jerusalem! Zbuloni ku do mbahet “Eurovizion 2019”

Fituesja e “Eurovizion” 2018 është vajza nga Izraeli dhe për pasoj Festivali Europian i muzikës do të duhet të zhvillohet në këtë vend. E drejta i takonte Izraelit, për të vendosur se ku do e mbajë edicionin e 64-t të këngës dhe në planet e tyre ishte që festivali të zhvillohej në Jerusalem.

Por gjithçka ka ndryshuar ditën e enjte, ku u vendos se “Eurovizion” do të mbahet në Tel Aviv.

Ishte këngëtarja Netta Barzilai, ajo që pas shpalljes fituese i dha automatikisht të drejtën shtetit izraelit ta zhvilloi këtë eveniment.

Por një reagimi i Ambasadës së SHBA-ve ka bërë që Izraeli të heqë dorë nga kërkesa për ta zhvilluar festivalin në Jerusalem, duke e zhvendosura atë në Tel Aviv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet