“Nuk do shpenzoja 100 milion euro për një plak”, presidenti i klubit europian sulmon Ronaldon

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, gjatë një interviste për “Bild” ka vijuar të thumbojë klubin juventin për faktin se shpenzuan aq shumë për blerjen e Cristiano Ronaldos.

“Bayern Munich nuk ka qenë kurrë në garë për Cristiano Ronaldo për shkak të mosgatishmërisë së tyre për të paguar çmimin e madh për nënshkrimin e tij”,-tha Hoeness.

Sidoqoftë, Hoeness ka pohuar se edhe nëse do i ishte paraqitur shansi klubit të tij gjerman për të nënshkruar me Ronaldon, mosha e tij do të kishte parandaluar çdo lloj marrëveshjeje.

“Ne do ta kishim paguar atë shumë me sy mbyllur nëse ai do ishte 24 vjeç por ai është 33 vjeç, “-shpjegoi ai.

Kujtojmë se Juventusi shpenzoi plot 100 milion euro për portugezin, i cili duket thënë se po bën një performancë të shkëlqyer tek bardhezinjtë dhe deri më tani ka shënuar 11 gola, ka dhuruar 6 asiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet