“Nuk do përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike”, Madonna reagon për Eurovision

Pak javë më parë përfaqësues të ylli të pop-it konfirmuan lajmin se Madonna do të performonte dy këngë të saj në skenën e Eurovision. Ndërsa vetë këngëtarja njoftoi të martën vendimin e saj për të performuar në Eurovision Song Contest në Izrael.

Kompeticioni do të zhvillohet këtë javë në Tel Aviv dhe Madonna do të performoj më 18 maj, në natën finale.

Mbretëresha e pop-it u shpreh se gjithmonë do të mbrojë të drejtat e njeriut dhe shpreson të shohë një rrugë të re drejt paqes.

Ndërsa disa aktivistët pro-palestinezë kanë bërë thirrje për një bojkot të kompeticionit.

Në komentin e saj të parë mbi vendimin për të kënduar në event, Madonna tha se mbështet të gjitha të drejtat e njeriut.

“Asnjëherë nuk do ndaloj së kënduari për t’iu përshtatur agjendës politike të dikujt, nuk do ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që mund të ndodhet në botë,”-tha këngëtarja për Reuters.

“Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetë të pafajshme të humbura në rajon dhe dhunën që shpesh përjetësohet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes,”-tha Madonna.

Në konkursin e Eurovision marrin pjesë këngëtarë nga më shumë se 40 vende dhe vitin e kaluar u ndoq nga më shumë se 189 milion shikues në rreth 50 vende evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet