Nuk bëni gjumë të mirë gjatë natës? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Elidona Syla

Keni probleme me gjumin gjatë natës dhe nuk dini arsyen? Në fakt kjo mund të jetë për shkak se ju konsumoni darka shumë të rënda dhe jo ushqim të shëndetshëm.

Por lind pyetja se cilat janë ushqimet që ndihmojnë në një gjumë të qetë dhe të rehatshëm? Përgjigja për një gjumë të mirë në darkë janë këto ushqime:

Gjeli i detit – i cili është i pasur me triptofan, një substancë që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ai gjithashtu ka aftësinë për t’ju ndihmuar të flini. Hani këtë mish të shoqëruar me perime disa herë në javë dhe do të vini re ndryshimin.

Uji – Mos harroni të hidratoni trupin tuaj çdo ditë, por sidomos gjatë natës. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë me ujë të ngrohtë. Nëse është i ftohtë, ju mund ta merrni atë në formën e çajit bimor (jo kafe, pije të gazuara apo lëngje industriale).

Ushqime të pasura proteinike – Ato ju bëjnë të ndiheni të ngopur, duke ndaluar urinë. Ju nuk duhet të mbushni pjatën tuaj plot. Në këtë grup bëjnë pjesë frutat e freskëta, djathi, vezët dhe bishtajoret.

Banane – Ka dy ushqyes të rëndësishëm që veprojnë si pilula natyrore të gjumit: melatoninën dhe triptofanin. Përveç kësaj, ofron magnez, që heq tensionin fizik. Ngrënia e një bananeje e bën trurin t’i dërgojë një urdhër trupit për të fjetur.

Bukë me miell integral – Një fetë bukë i lejon trupit lirimin e insulinës, që udhëton në gjak dhe prodhon serotoninën, një substancë që eliminon depresionin dhe gjendjen e alarmit. Ju do të flini pa asnjë problem gjatë natës.

Mjalti – Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë gjelle mjaltë si ëmbëlsues është një zgjidhje e shkëlqyer për gjumë të qetë. Ai zvogëlon nivelet e hormonit të quajtur oreksin, puna e të cilit është të aktivizojë statusin alarm. Pra, në qoftë se ai është në nivele të ulëta, do të flini pothuajse menjëherë.

Kamomili – Pini çdo natë para se të flini një çaj me kamomil, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ai relakson mendjen dhe trupin dhe lejon muskujt tuaj për të pushuar.

E. S/Shekulli Online/