Njihuni me “sheikun” durrsak, helikopter e makina lukzose për të marrë nusen (FOTO)

Publikuar më 24. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Dita e martesës është një ndër ditët më të veçanta për çdo njeri, ndaj gjithësecili mundohet të sjellë sa më shumë risi, për të memorizuar ndër vite atë moment.

Tashmë kohët kanë ndryshuar dhe të marësh nusen me një makinë sado luksoze qoftë ajo, nuk bën aq “zhurmë” sa helikopteri.

Ndonëse rrallë në vendin tonë, JOQ shkruan se diçka e tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Durrësit, ku “sheiku” durrsak, Ernand Dauti ka kurorëzuar dashurinë me vajzën e ëndrrave.

Ngjyra e kuqe e “Audit” dhe makinave të tjera luksoze të tij, mbizotëronin në dasmë e sigurisht nuk kishte si të kalonte pa u vënë re parada e “përbindëshave” shumë të kushtueshme.

Mënyrë e veçantë kjo për të marrë nusen dhe padyshim që, qershia mbi tortë ishte helikopteri që dallonte në “artilerinë e rëndë” të Ernandit.