Njihuni me shenjat e horoskopit që nxehen shpejt por pendohen

Shenjat e horoskopit janë ato të cilat shpesh thonë shumë për personalitetin tonë. Ato na njohin me disa karakteristika që secili prej nesh mund të ketë. Janë pesë shenja të horoskopit që nxehen shpejt dhe nuk durojnë shumë, por në fakt iu bie inati brenda 30 sekondash.

Më poshtë gjeni të renditura pesë shenjat personat e të cilave në nerva e sipër  nuk të lënë gjë pa të thënë dhe pasi kuptojnë gabimin të kërkojnë falje.

Demi
Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën.

Kur një dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjithashtu nxehet shumë lehtë.

Virgjëresha
Virgjëreshën e nxeh edhe zhurma e përtypjes së çimçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë… Pra virgjëresha nxehet me çdo gjë! Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se ta dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur! Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi
Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë, por do i bëjë që të “shpërthejnë”.

Bricjapi
Bricjapi mërzitet kur në mes të punës ndërpritet nga njerëzit rreth e rrotull e shakatë e tyre. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Ata nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.

Dashi
Dashin e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet