Njihuni me lojtarin më jetëgjatë të Çelësit që nuk e ka luajtur ende asnjë minutë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Shumë fansa të Çelësit mund të japin një përgjigje të gabuar pyetjes se cili është lojtari që i ka shërbyer më gjatë klubit. Ju mund të mendoni Gary Cahill, Cesar Azpilicueta ose Eden Hazard, por në të vërtetë është Matej Delac, shkruan Marca.

Portieri kurrë nuk ka bërë një paraqitje të parë me ekipin, pavarësisht se është lojtar i londinezëve që prej tetë vitesh. Delac u transferua në “Stamford Bridge” si një 17-vjeçar shumë i vlerësuar.

Megjithatë po në të njëjtin vit ai u dha hua te holandezët Vitesse, që ka marrë një numër lojtarësh hua nga Chelsea në sezonet e fundit.

Pas kthimit të tij nga Hollanda, Delac kaloi në formë huaje në 10 ekipe të tjera në të gjithë Evropën, pasi çdo herë ai nuk ishte në gjendje të bindte Chelsea për t’i dhënë atij një shans.

Pavarësisht se është lojtari më i gjatë në shërbim të Çelësit, Delac ka pak shenja se një ditë do të bëj debutimin e tij për klubin e Ëest London, dhe për këtë ai ka kërkuar të largohet.