“Njeriu me valixhe” në Paris

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Artisti Agim Sulaj prezanton vizatimet dhe karikaturat në Paris. Vizatimet e vlerësuara në mediet ndërkombëtare, që kanë në fokus veçmas tematika sociale trajtojnë realitetin në nivel global. Në këtë ekspozitë të bien në sy tema e lapsit, që artisti e sheh, si këmbëz të armës me të cilën qëllon karikaturisti. “Nëpërmjet saj godas fenomenet negative të shoqërisë, duke dhënë ndihmesën time, që të gjenden mjete paqësore, rrugët për një jetë më të mirë”, shprehet për “Shekulli”-n, Agim Sulaj. Por, artisti as kësaj here nuk ka ndenjur indiferent ndaj temave, të cilat trajtojnë fenomene globale. “Globalizmi dhe varfëria janë tema, që unë u kushtoj përherë një vëmendje të veçantë.

Prandaj kësaj here kam zgjedhur që ta sjell këtë me bukën dhe qindarkat e struktura brenda saj”. Nuk ka lënë pa prezantuar as figura publike edhe politike në këtë ekspozitë, siç janë Donal Trump apo Papa. Tema, prej së cilës artisti tashmë e quajnë “Uomo con la valigia” (Njeriu me valixhe” është një ndër temat e tij të preferuara. Edhe publiku në Paris është njohur me të që në fillim. Ndërsa, na tregon se aktualisht është i fokusuar tek ato tema, të cilat i vlerëson jo vetëm për mesazhin e veçantë që japin, por edhe si gjetje artistike. Aktualisht Agim Sulaj është duke punuar për një ekspozitë, të cilën do të realizojë këtë fundvit në Shqipëri.

Por kush është Agim Sulaj? Lindi në vitin 1960 në Tiranë. Në moshën 2-vjeçare transferohet në Vlorë, ndërsa në moshën 15-vjeçare përfundoi shkollën e mesme artistike. Më pas përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka hapur mbi 20 ekspozita në qytetet e Italisë. Ndërsa, jashtë Italisë ka çelur mbi 35ekspozita, si në: Turqi, në Bullgari, në Portugali, në Spanjë, në Luksemburg, në Belgjikë në Francë, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Vlerësimet dhe çmimet e para fillon t’i marrë në moshën 25-vjeçare, kur bashkëpunonte me revistën humoristike “Hosteni”, më pas jashtë shtetit, si në Portugali, Turqi, Spanjë apo Gjermani, Belgjikë dhe Francë. Disa nga ekspozitat e tij janë “Midis vëllezërve të Italisë”, “Artisti me valixhe”, “Vepra Hiperreale”, “Frymëmarrja, që i duhet karikaturës shqiptare”, “Krijimet e mia janë shqiptare”, etj.. Çmimet ndërkombëtare që ka fituar në pikturë dhe karikaturë janë të shumta, ndër to mund të përmendim disa prej tyre i ka fituar në: Aydin Dogan, World press cartoon, Ranan Lurie aëard, Eç Kruishoutem, Eurohumor, Karkatur Dernegi, Iran Cartoon etj.

Valeria Dedaj