×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Njëri kandidat për kryeministër dhe tjetri për president, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.

Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me Osmanin.

Ka shtuar se viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe presidente të re, duke iu drejtuar Osmanit.

Kurti ka thënë se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, do të riligjitimohet në këtë pozitë.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë zgjedhje me 14 shkurt, por referendum.

“Pengesa të ndryshme me siguri që dalin rrugës por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit të juridik apo ato politike. Nuk ka pengesa që na ndalin më. Është e vërtetë që në Kosovë ka garë të ashpër mes partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë ai.

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që është arritur sot e përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Ajo ka thënë se bashkimi i tyre shkon përtej një liste dhe ka për qëllim të ardhmen e populli.

Osmani ka thënë se kjo listë do të frymojë ndryshe.

“Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër krimit të organizuar e korrupsionit. jemi të vendosur për të mbrojtur kushtetutën e vendit. Jemi të vendosur për një Kosovë që secili mund të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk do t’i mbyllë sytë përballë padrejtësive”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar se do të punojnë bashkë në frymën e Skënderbeut, Rugovës e Adem Jasharit.

“Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Maqedonia e Veriut/ 444 raste të reja dhe 21 vdekje nga COVID-19

Maqedonia e Veriut/ 444 raste të reja dhe 21 vdekje nga COVID-19

Publikuar më 26.01.2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4...

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 91.161 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në […]

Lexo më shumë

Vdiq nga prerjet në kokë! Gruaja e ish-ministrit grek që u arratis në Shqipëri kërkon rishikimin e hetimeve

Vdiq nga prerjet në kokë! Gruaja e ish-ministrit grek që u arratis në Shqipëri kërkon rishikimin e hetimeve

Publikuar më 26.01.2021
Provat dhe dëshmitë që çojnë në përfundimin se ka pasur një ...

Provat dhe dëshmitë që çojnë në përfundimin se ka pasur një përfshirje të një anijeje peshkimi profesional në aksidentin e Sifi Valyrakis jepen nga gruaja e ish-ministrit të ndjerë, piktorja e njohur Mina Papatheodorou – Valyrakis, citojnë mediat greke. Në një letër drejtuar Ministrit të Transportit, i cili është përgjegjës i Rojës Bregdetare, znj. Valyraki […]

Lexo më shumë

Rriten infektimet në Greqi, 842 raste të reja, 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19

Rriten infektimet në Greqi, 842 raste të reja, 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19

Publikuar më 26.01.2021
Greqia njoftoi sot 842 raste të reja të infeksionit të ri me...

Greqia njoftoi sot 842 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 5874 (3.8%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 47407 […]

Lexo më shumë

Ankesa në Gjykatën Supreme, mundësia e fundit e Albin Kurtit që të marrë pjesë në zgjedhje

Ankesa në Gjykatën Supreme, mundësia e fundit e Albin Kurtit që të marrë pjesë në zgjedhje

Publikuar më 26.01.2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhj...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kreu i LVV ka dhe një shans që të ankohet në Gjykatën Supreme. Këtë veprim LVV duhet ta bëjë brenda 24 orëve, dhe vendimi del brenda 3 ditëve. Kurti bashkë me një […]

Lexo më shumë

Vendimi përfundimtar: Kurtit i mohohet kandidimi në zgjedhje

Vendimi përfundimtar: Kurtit i mohohet kandidimi në zgjedhje

Publikuar më 26.01.2021
Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refu...

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ. Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që […]

Lexo më shumë

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 288 raste me COVID-19

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 288 raste me COVID-19

Publikuar më 26.01.2021
Në Kosovë të martën janë regjistruar edhe pesë viktima të re...

Në Kosovë të martën janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen […]

Lexo më shumë

Rriten rastet me mutacionin anglez, Greqia zbulon tre raste të reja në kufi me Shqipërinë

Rriten rastet me mutacionin anglez, Greqia zbulon tre raste të reja në kufi me Shqipërinë

Publikuar më 26.01.2021
Deri më tani, mund të ketë tre lloje të virusit të ri të mut...

Deri më tani, mund të ketë tre lloje të virusit të ri të mutuar që u zbuluan në 24 orët e fundit në Greqinë Veriore, megjithatë shprehen shqetësime për një numër më të madh, pasi rastet u gjetën në zona të ndryshme jashtë Selanikut me transmetimin shtesë që po konsiderohej e mundur. Sipas protothema.gr, Profesori […]

Lexo më shumë

Edhe Maqedonia e Veriut do të marrë vaksinën kineze kundër Covid-19

Edhe Maqedonia e Veriut do të marrë vaksinën kineze kundër Covid-19

Publikuar më 26.01.2021
Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mu...

Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”. Informacionin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në intervistën e sotme për emisionin “360 gradë” në TV Alsat tha se me ndihmën e Ambasadës kineze në vend, tashmë kanë krijuar kontakte me […]

Lexo më shumë