Njerëzit fjetën jashtë, edhe 7 lëkundje të tjera u ndjenë pas tërmetit 4.8 ballë (Tabela)

Pas tërmetit të mbrëmshëm, i cili u ndje në disa qytete të Shqipërisë, raportohet se edhe 7 lëkundje të tjera janë regjistruar gjatë natës.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë gjatë gjithë natës, ndërsa i fundit u regjistrua mëngjesin e sotëm në 06.55.

Mësohet se lëkundja e fundit ka qenë me epiqendër në Korçë dhe magnituda ishte 3 ballë.

Ndërsa mbrëmë, rreth orës 21.17 një tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë dukë bërë që qytetarët të braktisnin banesat e tyre dhe ta kalonin natën jashtë.

IGJEUM bëri me dije se tërmeti ishte me magnitudë 4,8 dhe me thellësi 7 km. Epiqendra e tij ishte 3 km në veri të fshatit Bubq. Pas lëkundjes së parë u regjistrua edhe një tjetër e lehtë, duke frikësuar akoma edhe me shumë shqiptarët, të cilët vendosën të flinin nëpër makina.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet