
Edhe pak ditë kanë mbetur nga 1-vjetori i ndarjes nga jeta të legjendës të basketbollit Kobe Bryan, pas asindetit tragjik të ndodhur në 26 janar të 2020.
Edhe pse kanë kaluar një vit nga asindeti i tragjik, koha nuk ka arritur të shëroi plagët e familjes së tij.
Vanessa Bryant ka ndarë me fansat se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh dhe ka dhënë një këshillë mjaft të vyer ndjekësve të saj.
“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyere. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar.
E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në një postim në Instagram.
Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18 muajshe Capri.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply