Një tjetër viktimë shqiptare nga Covid-19

Ka ndërruar jetë një 65-vjecar shqiptar i cili jetonte në Romë. Ka qenë bashkëshortja që ka dhënë lajmin në rrejtin social ‘Facebook’.

“Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë I gjendshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i cmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide”,shkroi ajo.

Adrian Preza, ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pasi shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

Virusi e goditi në mënyrë mjaft agresive duke i marrë jetën brenda pak ditësh.

Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë  me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona”  shkruan bashkëshortja e tij Anila.

Mësohet se 65 vjeçari jetonte me familjen prej shumë vitesh në Romë e i ishte një person i dashur, i respektueshëm, përherë i pranishëm në çdo event e aktivitet të organizuar nga shqiptarët e Italisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet