Një tjetër sëmundje po kërcënon jetëgjatësinë në Europë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ardhur me një paralajmërim aspak pozitiv përsa i përket uljes së jetëgjatësisë në Europë. Megjithëse trendi i jetëgjatësisë në kontinentin e vjetër po vazhdon të rritet, një fenomen i ri po e vë në rrezik këtë përparim.

Sipas organizatës, personat mbipeshë dhe që vuajnë nga obeziteti po shtohen çdo ditë e më shumë në kontinentin tonë, duke u shndërruar kështu në një “vrasës” të heshtur.

Raportet e OBSH-s kanë treguar se mirëqenia ka shënuar kulmin në botë, pavarësisht dallimeve të theksuara që ka brenda rajoneve të caktuara (kujtojmë se kjo organizatë mbulon 53 shtete nga Atlantiku në Paqësor).

Sipas raportit të fundit që u publikua për Europën rezulton se mesatarja e jetëgjatësisë është rritur nga 76.7 vite në vitin 2010, në 77.8 në vitin 2015. Ndërsa gratë vazhdojnë të jetojnë më gjatë, përkatësisht 81.1 vite, në krahasim me 74.6 vite për burrat. Ajo që të shqetëson është fakti se këto shifra kanë dallime të mëdha mes shteteve.

“Përparimi nuk është i njëjtë, qoftë brenda apo mes shteteve, gjinive dhe gjeneratave”, ka thënë drejtuesja e OBSH-së për Europën, Zsuzsanna Jakab.

Vdekjet e parakohshme nga kanceri, diabeti, sëmundjet respiratore dhe ato kardiovaskulare janë duke rënë, ndërsa është thënë se ky rajon pritet të arrijë objektivin e 1.5 për qind të zvogëlimit të rasteve të prekura me këto sëmundje deri në vitin 2020.

Pavarësisht shifrave në rënie të vdekjeve, si pasojë e këtyre sëmundjeve, në vendet e Bashkimit Europian është parë një rritje prej 5 për qind e personave që janë diagnostikuar me kancer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet