Një tjetër park po i gllabërohet Tiranës, policët rrethojnë “7 Xhuxhat” (FOTO)

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një tjetër pjesë e gjelbër pritet t’i gllabërohet kryeqytetit.

Bëhet fjalë për parkun “7 Xuxhat” që ndodhet në hyrje të Rrugës së Elbasanit, dhe shërben për argëtimin e të miturve.

Dhjetëra policë janë parë sot të rrethojnë hyrjen e parkut.

Hapësira në fjalë do të kthehet në një kantier ndërtimi ku do të ngrihet një pallat shumëkatësh.

Ky ndërtim është parashikuar në planin urbanistik të bashkisë së Tiranës, që po fshin dita ditës edhe ato pak hapësira të gjelbra të mbetura.

Kujtojmë që parku në fjalë është çelur më 1 qeshor të vitit 2001 me mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës askokohe, Edi Rama. Por ndërkohë që janë premtuar parqe të reja nga Veliaj, ky i fundit po shkatërron edhe ato ekzistuese.