Një tjetër i zhdukur në Shkodër, 29-vjeçari humbet gjurmët në rrethana misterioze

Një tjetër shtetas raportohet i zhdukur në rrethana misterioze në qytetin e Shkodrës.

Bëhet djalë për një 29-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Vaun e Dejës, ndërsa familja nuk ka asnjë kontakt me të. Ka qenë pikërisht babai i 29-vjeçarit që ka denoncuar rastin në polici.

Mësohet se 29-vjeçari me inicialet A.D nga fshati Naraç është larguar që në datë 10 shtator nga banesa dhe nuk dihet fati i tij.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, njofton policia.

Kujtojmë që qyteti i Shkodrës është bërë protagonist i një serie vrasjesh dhe personash të zhdukur në rrethana të paqarta gjatë muajve të fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet