Një shqiptar shpallet lojtari më i mirë i vitit në Maqedoni

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Shqiptari Enis Bardhi është përzgjedhur në Maqedoni si lojtari më i mirë që luan jashtë vendit.

Bardhi e fitoi këtë çmim pas performancave mjaft të mira me Ujpestin, Maqedoninë, dhe aktualisht Levanten.

“Së pari falënderoj Zotin, pastaj familjen time e cila më ka qëndruar pranë gjithmonë. Pastaj falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e U-21 sepse edhe ata janë meritorë për këtë çmim. Gjithashtu falënderoj edhe trajnerin Bllagoja Milevskin. Në të ardhmen Maqedoninë e presin ditë edhe më të mira”, tha Bardhi në fjalën e mbajtur.

Çmimin si golashënuesi më i mirë i vitit e mori një tjetër shqiptar, Besar Ibrahimi i Shkëndijës. Ndërkohë futbollisti më i mirë i vitit u shpall një maqedonas, Stefan Spirofski.