Një shekull tërmetesh, historiku i goditjeve

Nga të dhënat e derisotme, rezulton se në periudhën nga shekulli II-III para Krishtit, deri në vitin 1900, vendi ynë është goditur nga 55 tërmete të fuqishëm me intensitet lo > VIII ballë (MSK-64), nga të cilët, 15 prej tyre kanë patur intensitet Io = IX ballë shkalla MSK-64. Nga këto 55 tërmete që njihen për një periudhë më shumë se 2000 vjeçare, 36 i takojnë shekullit të XIX-të, gjë që tregon se numri real i tërmeteve të ketyre përmasave nuk është i saktë dhe një pjesë e tyre ka humbur nëpër thellësitë e kohërave duke dashur ende një punë hulumtuese mbi to. Nga të dhënat e mbledhura e të përpunuara, rezulton se Shqipëria, gjatë shekullit të kaluar është goditur nga mjaft tërmete dëmtues (Fig. 11).

Ndër tërmetet e fuqishëm që kanë goditur vendin tonë shekullin e kaluar përmendim:

-1 qershor 1905 Shkodër me magnitudë 6.6 dhe intensitet IX ballë shkalla MSK-64, 200 te vdekur,

-18 shkurt 1911 zona rreth Liqenit te Ohrit me magnitudë 6.7 dhe intensitet IX ballë, shume viktima,

-13 shkurt 1912 Mokër (Pogradec) me magnitudë 6.0 dhe intensitet VIII ballë, pak viktima,

-22 dhjetor 1919 Leskovik-Konicë me magnitudë 6.1 dhe intensitet VIII ballë,

-26 nëntor 1920 Tepelenë me magnitudë 6.4 dhe intensitet IX ballë, 36 të vdekur,

– 18 dhjetor 1920 Elbasan me magnitudë 5.6 dhe intensitet VIII ballë, 14 të vdekur,

– 30 mars 1921 Peshkopi me magnitudë 5.8 dhe intensitet VIII-IX ballë,

– 17 dhjetor 1926 Durrës me magnitudë 6.2 dhe intensitet IX ballë, pak viktima,

– 21 nëntor 1930 Llogora (Vlorë) me magnitudë 5.8 dhe intensitet IX ballë, 30 të vdekur,

– 28 janar 1931 Korçë me magnitudë 5.8 dhe intensitet VIII-IX ballë, 4 të vdekur,

– 4 shkurt 1934 Ndroq (Tiranë) me magnitudë 5.6 dhe intensitet VIII ballë,

– 31 mars 1935 Çermenikë me magnitudë 5.7 dhe intensitet VIII ballë,

– 27 gusht 1942 Peshkopi me magnitudë 6.0 dhe intensitet VIII-IX ballë, 44 të vdekur,

– 27 gusht 1948 Trush (Shkodër) me magnitudë 5.5 dhe intensitet VIII ballë, 1 i vdekur,

– 1 shtator 1959 Lushnjë me magnitudë 6.2 dhe intensitet VIII-IX ballë,

– 26 maj 1960 Korçë me magnitudë 6.4 dhe intensitet VIII-IX ballë, 7 të vdekur,

– 18 mars 1962 Fier me magnitudë 6.2 dhe intensitet VIII-IX ballë, 5 të vdekur,

– 30 nëntor 1967 Gollobordë, Dibër me magnitudë 6.6 dhe intensitet IX ballë, 12 të vdekur,

– Tërmeti më i fortë është ai i 15 prillit 1979 me epiqendër në bregdetin Dalmat, Mali i Zi, me magnitudë 6.6 deri 7.2 (Ms = 6.9) dhe intensitet epiqendror IX1/2 ballë MSK-64, që shkaktoi shumë dëme materiale e viktima njerëzore në zonën kufitare Mal i Zi-Shqipëri (131 të vdekur, nga të cilët 35 në territorin tonë).

Tërmetet më të fuqishme në Tokë

Nr. Vendndodhja Data Magnituda
1 Kili 22/05/1960 9.5
2 Tërmeti i madh i Alaskës 28/03/1964 9.2
3 Bregu perëndimor i Sumatrës, Indonezi 26/12/2004 9.1
4 Afër bregut lindor të Honshusë, Japoni 11/03/2011 9.0
5 Kamçatka 04/11/1952 9.0
6 Kili, oqean 27/02/2010 8.8
7 Ekuador, oqean 31/01/1906 8.8
8  Ishulli Rat, Alaska 04/02/1965 8.7
9 Sumatra Veriore, Indonezi 28/03/2005 8.6
10 Asam – Tibet 15/08/1950 8.6
11 Larg bregut perëndimor të Sumatrës Veriore 11/04/2012 8.6
12 Ishulli Andreanof, Alaska 09/03/1957 8.6
13 Sumatra Jugore, Indonezi 12/09/2007 8.5
14 Deti Banda, Indonezi 01/02/1938 8.5
15 Kamçatka 03/02/1923 8.5
16 Kufiri Kili-Argjentinë 11/11/1922 8.5
17 Ishujt Kurile 13/10/1963 8.5

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet