Një rast suksesi/ Njihuni me shqiptaren që fitoi çmimin e parë të ekselencës në Kanada

Qendresa Sahiti ka arritur të renditet në 10 studentët më të mirë për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Lajmin e ka bërë të ditur studentja e cila nëpërmjet një postim në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është pjesë e 10 fituesve të Çmimit Kombëtar të Ekselencës.

E reja është diplomuar me titull nderi nga dega e shkencave neurologjike, nga Dalhousie University. Po ashtu ajo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”.

Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet