
Me anë të një ragimi të fundit, Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë idenë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Kjo ide u hodh përsëri në media nga ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para disa ditësh.
Rusia është mjaft e qartë në këtë drejtim, pasi kërkon të zbatohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Për këtë rast Rusia hedh kritika edhe ndaj Bashkimit Europian.
Kohët e fundit, një nga politikanët më të diskutueshëm shqiptarë të Kosovës, një ish-komandant në terren e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1990 R. Haradinaj, tha se synon të kërkojë një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, dhe Beogradi të mos njohi “pavarësinë” e Kosovës…
Po flasim për një provokim tjetër, të implikuar në ideologjinë e Madhe Shqiptare, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht në këtë mënyrë duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinaj, i cili lehtësisht propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.
Për fat të keq, nuk pati asnjë reagim të qartë ndaj këtij sulmi nga ana e Bashkimit Evropian, i cili me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së është pajisur me mandatin e një ndërmjetësi në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe, siç e kuptojmë, duhet të marrë kujdesen që “iniciativat” radikale të njëanshme të mos privojnë nga asnjë perspektivë zgjidhjen paqësore dhe të drejtë të problemit të Kosovës.
Ju kujtojmë se një zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë për Kosovën mund të punohet ekskluzivisht në tryezën e negociatave, në përputhje me normat ligjore ndërkombëtare dhe duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply