Një “Paris” thuajse identik po ndërtohet në Kinë (FOTO)

Publikuar më 08. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një lagje e qytetit kinez të Hangzhou po imiton në mënyrë të habitshme kryeqytetin francez, Parisin.

CNN ka publikuar në një fotogaleri ngjashmëritë mes Parisit dhe lagjes Tianducheng.

Fotot janë shkrepur nga fotografi francez Francois Prost që ka udhëtuar në këtë lagje duke fiksuar pamje të kullës së ngjashme “Eiffel”, Kopshtit të Versajës dhe ndërtesave klasike.

Prost ka postuar fotot duke i quajtur “Sindroma e Parisit”, duke ftuar shikuesit të shohin ngjashmëritë dhe dallimet e qyteteve.