×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një nga gratë më të pasura në botë, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos dhuron 2.7 miliardë dollarë për bamirësi

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff  Bezos, ka dhuruar 2.7 miliardë dollarë të tjerë për një sërë organizatash bamirëse. Filantropja vazhdon të mbajë premtimin duke dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së saj për organizata që punojnë në pabarazinë racore, arte dhe arsim, shkruan Oranews.

Filantropja MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar 2.7 miliardë dollarë të tjerë për një sërë organizatash bamirëse. Scott tha në një postim në blog se dëshironte t’u jepte para atyre që “ishin anashkaluar historikisht”.

Ajo shkroi se pasi kishte punuar me një ekip studiuesish dhe bashkëshortin e saj të ri, mësuesin e shkencave Dan Jewett, kishte zgjedhur 286 organizata që punojnë në pabarazinë racore, artet dhe arsimin.

“Në këtë përpjekje, ne drejtohemi nga një besim përulës se do të ishte më mirë nëse pasuria joproporcionale nuk do të përqendrohej në një numër të vogël duarsh dhe se zgjidhjet hartohen dhe zbatohen më së miri nga të tjerët.”

Scott është një nga gratë më të pasura në botë. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci me Jeff  Bezos, në vitin 2019, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë.

Si pjesë e marrëveshjes, zonja Scott përfundoi me 4% të aksioneve të Amazon, pasi kishte ndihmuar Bezos të fillonte gjigantin e teknologjisë në 1994.

Filantropja, e cila njihet për donacionet e saj bamirëse, në dhjetor dhuroi më shumë se 4 miliard dollarë  $ në vetëm katër muaj për organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, bankat e ushqimit dhe kolegjet Black.

Pavarësisht vlerës së lartë të këtyre donacioneve, ajo është ende personi i 22-të më i pasur në botë, me vlerë 59.5 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Në 2019, ajo nënshkroi “Betimi i Dhurimit”, duke premtuar të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj.

Nisma u iniciua nga Bill dhe Melinda Gates dhe Warren Buffett në 2010 dhe nënshkruesit e tjerë përfshijnë si krijuesi i Star Wars George Lucas.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Publikuar më 19.09.2021
Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me koh...

Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me kohën lokale) në brigjet e Atlantikut, pas tre ditësh në hapësirë, duke shënuar misionin e parë të suksesshëm orbital në histori pa përfshirjen e ndonjë astronauti apo kozmonauti profesionist. Ulja u bë në kohën e caktuar, në orën 19:00 (bregu lindor i SHBA -së), sipas […]

Lexo më shumë

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Publikuar më 17.09.2021
Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër...

Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër Amber Heard zbulojnë sesi Johnny Depp u rrit “vetëm” në moshën 15-vjeçare. Sipas dokumenteve të ‘Page Six’ dhe një postimi që daton në 1981, pasi prindërit e tij u divorcuan, nëna e tij – të cilën ai dikur e përshkroi si “njeriu më i keq […]

Lexo më shumë

Big Brother/ Puthjet pasionante të këngëtares dhe modelit në banjë – Shihni fotot

Big Brother/ Puthjet pasionante të këngëtares dhe modelit në banjë – Shihni fotot

Publikuar më 15.09.2021
Askush nuk mund të fshihet nga sytë kureshtarë të Big Brothe...

Askush nuk mund të fshihet nga sytë kureshtarë të Big Brother pasi brenda shtëpisë ka kamera kudo edhe në banjë. Panagiotis Petsas dhe Anchelita nuk u përmbajtën dhe janë afruar më shumë se kurrë. Pas afrimeve të buta disa ditë më parë ku të dy kishin fjetur së bashku erdhën puthjet e nxehta në banjë. […]

Lexo më shumë

Masakra më e madhe e regjistruar ndonjëherë/ Deti u mbulua me gjak, 1.428 delfinë të vrarë “për traditë” – Imazhe dhe video të rënda!

Masakra më e madhe e regjistruar ndonjëherë/ Deti u mbulua me gjak, 1.428 delfinë të vrarë “për traditë” – Imazhe dhe video të rënda!

Publikuar më 14.09.2021
Një masakër e madhe e mijëra delfinëve ndodhi këtë vit në br...

Një masakër e madhe e mijëra delfinëve ndodhi këtë vit në brigjet e Ishujve Faroe si pjesë e zakonit vjetor të përgjakshëm të Grindadrap, i cili daton në shekullin e 9 -të, kur vikingët filluan të vendosen në ishujt e Atlantikut të Veriut. Këtë vit, “gjuetarët” në Ishujt Faroe therën 1,428 delfinë gjatë fundjavës, në […]

Lexo më shumë

Vëllai i Escobars sulmon Noyzi-n në qendër të Tiranës, ja pamjet

Vëllai i Escobars sulmon Noyzi-n në qendër të Tiranës, ja pamjet

Publikuar më 13.09.2021
Mbrëmjen e djeshme, Noyzi zhvilloi një koncert në sheshin“Sk...

Mbrëmjen e djeshme, Noyzi zhvilloi një koncert në sheshin“Skenderbej” së bashku me emra të tjerë të rëndësishëm në shoëbizin shqiptar. Mirëpo, mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit Otr, Escobars është zhvilluar një përleshje. Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen […]

Lexo më shumë

Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru!

Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru!

Publikuar më 13.09.2021
Entela Binjaku Më 5 shtator 2021 ndërroi jetë aktori, regjis...

Entela Binjaku Më 5 shtator 2021 ndërroi jetë aktori, regjisori dhe profesori i artit dramatik Jon Karamitru (Ion Caramitru). Artisti i shquar rumun prej pak javësh ishte shtruar në spitalin “Elias” të Bukureshtit ku dhe po kurohej për një sëmundje që e mundonte kohët e fundit.  Njoftimet mediatike për shuarjen e tij ishin sa pikëlluese […]

Lexo më shumë

Ekspertët shpjegojnë “dritat blu” që po shfaqen në disa shtete

Ekspertët shpjegojnë “dritat blu” që po shfaqen në disa shtete

Publikuar më 11.09.2021
Meksikanët kishin frikë se fundi ishte afër pasi “shpërthime...

Meksikanët kishin frikë se fundi ishte afër pasi “shpërthimet e dritave blu”, u panë duke u manifestuar në qiell pas tërmetit të fuqishëm në vend. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me madhësi prej 7.0 goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; derisa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje […]

Lexo më shumë

“Në mëngjes bota nuk do të ekzistojë më”/ Këto janë 3 kërcënimet ekzistenciale për njerëzimin

“Në mëngjes bota nuk do të ekzistojë më”/ Këto janë 3 kërcënimet ekzistenciale për njerëzimin

Publikuar më 10.09.2021
Ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit mund të jenë...

Ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit mund të jenë kriza që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por bashkëthemeluesi i Skype, Jaan Tallinn beson se kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballet njerëzimi këtë shekull janë të ndryshme. Zhvilluesi dhe programuesi kompjuterik Estonez i cili ndihmoi në krijimin e platformës së ndarjes së skedarëve Kazaa në vitet […]

Lexo më shumë