×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një muaj paraburgim për pronarin e kompanisë ku u trasferuan mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin K.Sh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale, pastrim i parave.

K. Sh, i cili është vetëdorëzuar një ditë më parë, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, ka dërguar mbi 2 milionë euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187”, është thënë në njoftimin për media të kësaj Gjykate.

Aty është thënë se masa e paraburgimit është caktuar, meqë i dyshuari mund të arratiset me qëllime të shmangies së përgjegjësisë penale.

Përveç të dyshuarit me inicialet, K.Sh, Policia e Kosovës ka thënë se edhe pronari tjetër i kompanisë LDA Group, me inicialet, V.Sh është i dyshuar, por është në arrati.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 tetor, i ka caktuar edhe Labinot Grudës masën e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria e Kosovës pretendon se Gruda i ka bërë transferimet në vlerë të mbi 2 milionë eurove më 9 tetor, ndërsa është arrestuar më 20 tetor.

Sipas organit të hetuesisë, Gruda i ka bërë këto veprime në një periudhë prej 8 minutash.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se transferimi i mbi 2 milionë eurove është bërë përmes një sulmi kibernetik.

“Ky është krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer fjalëkalimet”, ka deklaruar ministrja Bajrami.

Kompania LDA Group, sipas Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve, është regjistruar si biznes në gusht të vitit 2019.

Si pronarë të këtij biznesi figurojnë K.Sh dhe V.Sh, ndërsa si veprimtari kryesore e ka të përcaktuar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa veprimatri dytësore demolimin e objekteve.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, kjo kompani e ka adresën në fshatin Llapushnik të Gllogovcit, rreth 30 kilometra nga Prishtina. REL 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vrasja e ushtarit të plagosur nga Azerbajxhani, dyshimet bien mbi dy gazetarë ushtarakë nga Rusia

Vrasja e ushtarit të plagosur nga Azerbajxhani, dyshimet bien mbi dy gazetarë ushtarakë nga Rusia

Publikuar më 25.11.2020
Gazetari ushtarak rus, Alexander Kharchenko dhe një tjetër g...

Gazetari ushtarak rus, Alexander Kharchenko dhe një tjetër gazetar rus, i panjohur për momentin, akuzohen se kishin marrë pjesë në maltretimin e ushtarit të plagosur azerbajxhanas, i cili ishte kapur rob lufte nga ushtarët armenë, thekson RTK.  Që nga 10 nëntori, kur u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshje për ndalimin e luftimeve”, nuk ka asnjë lajm […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut regjistron 15 të vdekur dhe 1,039 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistron 15 të vdekur dhe 1,039 të infektuar me COVID-19

Publikuar më 24.11.2020
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën 15 viktima, 1,039...

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën 15 viktima, 1,039 persona të infektuar dhe 998 të shëruar me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik i referohen testimit të 3,143 mostrave në 24 orët e fundit. Sa u përket viktimave, Shkupi për herë të parë ka […]

Lexo më shumë

Dha votën pro formimit të qeverisë ‘Hoti’/ Djali i deputetit emërohet Konsull i Përgjithshëm, pa asnjë ditë pune

Dha votën pro formimit të qeverisë ‘Hoti’/ Djali i deputetit emërohet Konsull i Përgjithshëm, pa asnjë ditë pune

Publikuar më 24.11.2020
Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presiden...

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti. Shalës ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar […]

Lexo më shumë

Rrekord vdekjesh në Greqi/ 101 persona humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Rrekord vdekjesh në Greqi/ 101 persona humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar më 24.11.2020
Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) raportoi 10...

Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) raportoi 101 vdekje të reja nga Covid-19 të martën, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 1,815. Mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 80 vjeç. EODY konfirmoi gjithashtu 2.135 infeksione të reja, të cilat çuan numrin e përgjithshëm në 95.137. Nga këto […]

Lexo më shumë

Mustafa: Presidenti të zgjidhet sa më shpejtë, të mos shkohet në zgjedhje

Mustafa: Presidenti të zgjidhet sa më shpejtë, të mos shkohet në zgjedhje

Publikuar më 24.11.2020
  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustaf...

  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje. Ai në një prononcim për media ka bërë të ditur se në fillim të dhjetorit do ta mbledhë Kryesinë e partisë për të biseduar lidhur me këtë çështje. Mustafa ka shtuar se brenda […]

Lexo më shumë

BE-ja mohon të jetë bllokuar dialogu, takimi i radhës “porsa të lejojnë kushtet”

BE-ja mohon të jetë bllokuar dialogu, takimi i radhës “porsa të lejojnë kushtet”

Publikuar më 24.11.2020
Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e...

Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, porse një takim në nivel liderësh, i parashikuar të mbahet në fund të shtatorit, është shtyrë vazhdimisht, nën arsyetimin e “bllokimit nga pandemia”. Por, pandemia e koronavirusit nuk ka penguar takimin e datës 29 tetor, […]

Lexo më shumë

Shifrat gjatë 24 orëve në Kosovë/ 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Shifrat gjatë 24 orëve në Kosovë/ 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Publikuar më 24.11.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Lexo më shumë

“SHBA duhet ta mendojë dy herë përpara se të forcojë ushtrinë greke”, gjenerali turk kërcënon me akskionet e fundit

“SHBA duhet ta mendojë dy herë përpara se të forcojë ushtrinë greke”, gjenerali turk kërcënon me akskionet e fundit

Publikuar më 24.11.2020
Turqia po përballet me presione në rritje nga aleatët e saj ...

Turqia po përballet me presione në rritje nga aleatët e saj të NATO-s në rajonin e Mesdheut Lindor i cili merr vendimin e saj për vendosjen dhe funksionimin e sistemit të armëve anti-ajrore S-400 të prodhuara nga Rusia plotësisht të justifikuar, thotë media ruse Sputnik. Gjeneralmajor Nejat Eslen ka komentuar planin e pretenduar të Athinës […]

Lexo më shumë