Një “lloto sporti” në celularin e korçarit, biznesi ilegal i bën gjëmën të riut

Nga 1 janari 2019 bastet janë ilegale, por pas kësaj date rezulton që në mënyrë të fshehtë të luhen loto sportive, kumar apo lojëra fati elektronike.

Një prej personave që kryente aktivitet të tillë është edhe H.Xh. Është 25 vjeç dhe banor i fshatit Barç në Korçë, dhe prej ditës së sotme është pas hekurave në paraburgim i kapur nga Policia në flagrancë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet