Një kandidate shqiptare në Gjermani, kush është motra e moderatores që garon në këshillat bashkiakë

Emigrantët shqiptarë në botë, duket se e kanë konsoliduar pozitën e tyre. Pas vitit 1990, dihet kalvari dhe peripecitë që hoqën të gjithë ata që kapërcyen muret e ambasadave dhe emigruan kudo në Europë, Amerikë, Azi e Australi.

Por talenti, suksesi dhe ambicia shumë shpejt i diferencuan shqiptarët. Art, kinematografi, sport, drejtësi dhe politikë. Kjo e fundit është fusha që po i selekton dhe po u jep emër bashkëkombësve tanë.

Rezarta Reimann është emri që po lakohet në  Gjermani tashmë. Është motra e gazetares dhe moderatores Sonila Meço e cila është zyrtarisht kandidate për këshilltare bashkiake në landin e Bavarisë dhe kandidon me logon e partisë ASD. Në 15 mars në qytetin e Schwabach, ajo do të ketë emrin në fletët e votimit, ditë kur do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake me mandat 6-vjeçar.

CV

Rezarta Reimann është lindur ë Shqipëri. Në vitin 1998, ka shkuar në Gjermani ku ka mbaruar doktoraturën  për biologji në Universitetin e Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare.

Në baza vullnetare, Rezarta Reimann inicoi dhe realizoi një numër projektesh në fushën e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar në Schwabach.

Reiman ka punuar si mësuese e biologjisë në Schwabach dhe si pedagoge e didaktikës në biologji në Universitetin e Erlangen-Nuremberg. Ajo ka shkruar disa artikuj mbi çështjet bioetike dhe zhvillimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Në politikë, si këshilltare bashkiake, Rezarta ka qenë edhe më parë pasi vjehrri i saj Hartwig Reimannnë në 2018 dha dorëheqjen dhe venin e tij e zuri ajo.

Reimann është edhe përkthyese e disa librave psikologjikë të publikuar në gjuhën shqipe.

Posteri për kandidaten shqiptare në radhët e SPD

Statusi i Sonila Meços

“Në Shqipëri e kemi harruar atmosferën e zgjedhjeve normale, ku njerëzit ndihen të rëndësishëm, sepse vota e tyre vlen, sepse pritshmëritë e tyre adresohen, sepse takimet elektorale janë forume idesh, përballje alternativash. Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars, Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me CV të plotë. Doktoraturat, përvoja në administrim, formimi akademik dhe kulturor dominojnë përfaqësimin. Si për të kujtuar se si duhet të ngjajë një fushatë dhe për kënaqësi shpirti…”, shkruan motra e Rezartës.

Sonila Meço

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet