
Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë pas skandalit të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila u hoq si infermiere dhe zhvati vajzën e një pacienteje të infektuar me Covid-19.
Gjatë një vizite që ka bërë sot në qendrën e re Shëndetësore Nr.1, në Tiranë, Rama ka komentuar rastin e sanitares, Tire Alldervishi, për të cilën gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai ka falënderuar punën e gazetarëve investigativë të cilët zbuluan rastin dhe tha se kjo është një kambanë alarmi që qytetarët.
“Më vjen keq nga historia e sanitares sepse përbalt figurën e mjekëve dhe infermierëve. E gjitha që më ka ngrohur është puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum tejet të papërtypshëm dhe nuk kanë provuar përkundrazi me gjithë investigimin e tyre nuk ka rezultuar që ky të ishte një zinxhir. Një kambanë alarmi që njerëzit të mos ndjekin rrugë të tilla. Ne e dimë vetë që nuk ka pyll pa derra dhe të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë edhe mjekë. Juve jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm që nuk keni lënë njeri rrugëve sado që kjo flamë nuk pyet për asgjë. Të gjitha këto ndryshime që po bëhen…edhe në këtë aspekt do të ketë ndryshime. Jemi në diskutim për të kaluar në një sistem tjetër. Gjithë problemet e ryshfetit janë zgjidhur me sistem, do të arrijmë ta çojmë në një nivel më të konsoliduar”, tha Rama.
Qendra nr.1 tashmë është pjesë e 300 qendrave të reja me standarde evropiane sipas kryeministrit.
“Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë – Një tjetër qendër shëndetësore e transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde evropiane, në vend të karakatinave 50 e 60 vjeçare ku personeli shëndetësor dhe qytetarët, vuanin bashkarisht mungesën e kushteve dhe një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply