Një ide për programin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë fidanëve

Nga Haki Kola

Disa nga politikanët tanë fleksibël e të modës për të fituar simpatinë e votuesve të tyre, e kanë kthyer ne kryefjalë të ditës mbjelljen e pemëve. Në çdo edicion të mediave i sheh tek demonstrojnë me krenari të madhe  kontributet e tyre të jashtëzakonshme antishkretim, për ta zgjidhur problemin e mungesës së bimëve drusore, duke e përdorur këtë fjalë por edhe staturën e tyre në pozicion me lopatë në dorë si liderë të antishkretimit, mbjelljes së pemëve e gjelbërimit të vendit. Mediat nga ana tjetër i përdorin imazhet qe i marrin rehat rehat nëpër Tiranë, duke u hedhur ndonjëherë edhe deri tek rruga Tiranë-Durrës për të shtuar sadopak pamje nga mbjellja, apo tashmë  prerja e stivimi në  krahë  të  rrugës  të  palmave të autostradës. E kjo në një mënyrë a në tjetrën, e lumturon çdo banor, që e ushqen mendjen me këto imazhe e komente të mediave. Nëse e ke rastin e në këto kohë dashurie për natyrën të çon rasti në zyrën e ndonjë zyrtari të lartë, mbetesh pa mend, kur dëgjon merakun që kanë këto drejtues të shtetit tonë, për të mbjellë miliona fidanë, në çdo pëllëmbë të vendit tonë.

Jo vetëm që s’dua të paragjykoj apo ironizoj punën e mrekullueshme që bëhet për mbjellje të pemëve, por dua të  komentoj e ndaj me publikun faktin që është nevoja e një baraspeshe të mesazheve që i japim publikut, midis  mbjelljes artificiale të  fidanave të  përgatitur në  fidanishte,  me mbjelljen që e ka potencën ta bëjë vetë  natyra, që  në  një  farë  mënyre tja vlerësojme kontributet e të  heqim dorë  nga shpërfilljet e fyerjet që  janë  bërë  pa ndërprerje, gafa të  cilat paguhen nga ne populli me kosto tepër të  lartë. Së  paku të  mos i thuren lavdi me plot krenari injorancës në  trajtimin e natyrës, duke mundësuar budallallepsje institucionale mbarëkombëtare, që  shpesh depërton edhe në  qendrat e shenjta të  dijes.

Nëse politikat që ne hartojmë mbajnë anën e lidhjeve shekullore te komuniteve tona me natyrën, dhe i pasojmë  dijet që  të  parët tonë  kanë  akumuluar nga lidhja e bashkëjetesa me natyrën, kjo edukate do tu jepte më  tepër guxim politikëbërësve që  të  kenë  me shumë  besim dhe  banorëve tu delegohet më teper bashkë pergjegjësi në  menaxhimin e tokës Shqiptare nga gjenerata që  e ka marrë  këtë  përgjegjësi.  Çdo banor i Zall-Bastarit, tashmë njëra nga Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës, është dëshmitar i rritjes së pyllit të dushkut në këto 27 vite, pa mbjellë qoftë edhe një fidan të vetëm, pikërisht aty ku e shkulën dushkun në zbatim të politkave të gabuara që politikëbërësit  e para viteve 1990 i ligjëronin e ekspertët i zbatonin. Rasti që  flas  është  në  fshatin Shupal të  Tiranës, ku një  ish tok ë  bujqësore në  zërin kadastral  pemëtore, pa drure pyjore ne vitin 1990, tashmë është shëndrruar në  një  pyll dushku të  rritur e në  vlerësim të  ekspertëve mund të  thuhet të  mrekullueshëm natyror. Rasti duhet përmendur për publikun pasi kemi pyll në një kodër ku  nuk  është punuar toka, nuk janë harxhuar plehëra kimike apo organike. Ky pyll ka ardhur në  jetë  dhe  është  tashmë  pjesë  e realitetit Shqiptar t ë  sotëm dhe gjithcka ka ndodhur pa rënë në sy të asnjë  institucioni të  dijes,  media apo universiteti. Mendja ta don që ky potencial është  të jetë i pranishëm në gjithë hapsirën e kodrave, luginave e maleve që e përbëjnë basenin ujëmbledhës të Zall-Bastarit, që i grumbullon ujrat që nga malet duke mbushur  Bovillën e furnizuar Tiranën. Nëse do ndodhte mrekullia që kjo të vizitohej, dikush të  shpjegonte grupit të  vizitorëve të  përbërë nga politikëbërës dhe ata sadopak të  harxhonin kohë për t’u njohur me këtë  dukuri, pjesë e realitetit në territorin e qeverisur prej tyre.

Ka disa muaj që  dëgjoj qeveritarë  të  rëndësishëm që  flasin për një  fushatë  4-vjeçare ku thuhet se do të  mbillen 20 milionë e 200 mijë fidanë deri në vitin 2020. Për momentin vendi ynë po zbaton një  projekt me financues kryesor Bankën Boterore, që e ka fokusin te pyjet dhe më specifikisht tek shërbimet mjedisore. Ka vite që vende Europiane të  pasura me pyje, kultivojnë  drurin për ngrohje, duke mbjelle pemë  me rritje të  shpejtë dhe trajtim të  tyre me cikle t ë  shkurtëra të  shfrytëzimit. Të  tilla projekte janë  në  zbatim të  mbështetura nga Programi Inteligjent për Energji për Evropën (Kontrata Nr IË / 13/574). A nuk do të  duhej që vendi ynë  përpara se të  fillonte zbatimin e programit kombëtar për mbjellejn e 20 milio e 200 mijë fidanave të  konsultohej me këtë  projekt Europian aktualisht në zbatim?

Një pyetje naïve fëminore në këtë  rast do të ishte: Përse të  mos jetë  ky investim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar për gjatë kësaj qeverisje, një  aktivitet kombëtar  në zbatim të një strategjie për të  mbështetur fillimin e një  stadi të  ri të  marrëdhënieve të  shoqërisë  tonë  me natyrën? Kjo inisitative e mrekullueshme që  duket se  vjen nga lart, duket akoma i pakonsultuar lidhur me partneret nderkombëtarë që investojnë aktualisht në pyje si Banka Botërore apo Qeveria Suedeze, apo edhe ndonjë tjetër që kontribuon për enegjinë, si UNDP etj, por është krejt e rëndësishme të prezantohen edhe  dimensionet, arsyet e ndërmarjes dhe se cfare mund të  arrihet nëpërmjet këtij investimi të  mrekullueshem që  ka potencial të  sjelle ndryshin esencial ne jetën e vendit, apo e thënë  thjeshte do e ndante shoqërin ë  tonë  nga stadi i një  shoqërie që deri më sot e ka bazuar  jetën nga  grumbullimi i asaj që  gjen të  gatëshme  në  natyre për produkte që  janë  vertetuar si  jetike, sic  është   druri  për ngrohje.

Në kushtet aktuale të emergjencës, plotësimi i nevojave vjetore mund të arrihet duke kultivuar lloje me rritje të shpejtë e me cikël të shkurtër të prerjes, aktualisht provuar në disa vende te Europës. Prodhimi i biomasës për ngrohje brenda territorit të vendit, ka rëndësi si nga pikpamja ekonomike, punësimi e të  ardhurat  ashtu edhe nga ana  ekologjike. Fushës perëndimore i krijohen mundësi të  mbrohet nga përmbytjet, vendi yne bëhet kontribues i zbutjes se ndryshimeve klimatike. Megjithese e bllokuar për momentin, vitet e fundit ka patur tendencë që druri për ngrohje  të importohej. Kjo ka impakt tepër negativ në  mjedis e ekonomi, për faktin se kostot kryesore të materialeve të biomasës që përdoren per ngrohje e mban transporti, ku pervec rritjes së kostos ka impakt shumë negative djegia e një sasie të madhe nafte për transport, nëse druri do të vazhdonte të lejohej që të importohet  nga vendet fqinjë si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia.

Reagimi i parë  dhe demonstrim i përgjegjësisë  do te ishte përfshirja e kësaj mbjellje të miliona fidanave  të  kalonte nga deklerata verbale  në  nje program real kombëtar, që të plotësonte standartet për tu pranuar nga donator të rëndësishëm si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana teknike, dhe në hapin e dytë pas certifikimit në drejtimet e lartpërmendura do të duhej të certifikohej dhe të  prezantohej tek partneret BE (IPARD) dhe  donatorët ndërkombetare (sidomos të mjedisit, energjisë e ushqimit, si e vetmja rrugë e momentit për të  ndaluar ndërhyrjet e prerjet në pyjet natyrore të vendit si parakusht për të zbatuar ligjin për  moratoriumin dhe për të filluar riveshjen natyrore të maleve shqiptare me drurë, duke gjetur mënyrën e duhur për të siguruar nevojat emergjente të vendit me energji të  ripërtëritshme për dy vitet në vijim. Kjo situatë emergjence, është një mësim për të hartuar një ligj, që të garantojë bashkëpunim të shtetit e fermerëve, për të furnizuar tregun me sasinë e nevojeshme të biomasës së siguruar në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në mbrojtje të tokave bujqësore e stimulim të fermave private pyjore që përvec funksionit prodhues, do të kenë edhe rëndësi të madhe mjedisore për të mbrojtur fushat e vendit tonë  nga përmbytjet.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet