×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një histori e jashtëzakonshme dashurie, pasi mposhtën Covid-19, çifti feston 73-vjetorin e martesës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e djeshme një histori dashurie të rrallë, të jashtëzakonshme dhe tepër të veçantë për kohën.

Në studio, Kola ndau me publikun e gjerë historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe ishin njohur.

Kur Kola kishte qenë 4 vjeç kishte takuar për herë të parë në shtëpinë e kushërinjve të tij Mrikën. Me kalimin e viteve ata ishin njohur më shumë dhe kishin rënë në dashuri, një dashuri të cilën e kishin vënë re edhe prindërit e tyre.

Familjet e tyre kishin rënë dakord që Kola dhe Mrika të martoheshin, por kishte një problem. Ligji nuk i lejonte që të lidhnin kurorë, sepse Kola ishte 4 vite më i vogël se Mrika dhe ai nuk e kishte mbushur moshën madhore për të bërë një martesë.

Pas shumë vështirësive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë.

Tashmë Kola është 90 vjeç dhe ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar Mrikën për mbështetjen, dashurinë dhe familjen që i ka dhënë, por dhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre.

“Kjo grua që shikoni ju, gjatë gjithë jetës sime është kujdesur për mua dhe kur na ra ky virusi ishte aty duke u kujdesur, pavarësisht se ishte e sëmurë. Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”, u shpreh Kola.

Nga ana tjetër Mrika rrëfeu se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Ajo tregoi se diferenca e moshës nuk kishte qenë asnjëherë një pengesë për dashurinë e tyre. Programi kishte rezervuar disa surpriza për çiftin, ku një ndër to ishte një video-mesazh nga fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Rënia e flokëve nga Covid-19! Çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Rënia e flokëve nga Covid-19! Çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Publikuar më 25.02.2021
Që në nisje të pandemisë Covid-19 u bë me dije se lodhja, hu...

Që në nisje të pandemisë Covid-19 u bë me dije se lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit janë disa nga simptomat kryesore të virusit. Por ajo çka ende ka mbetur me pikëpyetje është nëse rënia e flokëve është realisht pasojë e Covid-it. Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e […]

Lexo më shumë

Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë: Në fillim thoja ‘ku është gabimi im’

Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë: Në fillim thoja ‘ku është gabimi im’

Publikuar më 25.02.2021
Një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, ës...

Një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, është ai i aktores, Ema Andrea. Përveç kësaj, Ema spikat si personazhi publik që ka qenë gjithmonë në mbështetje të kauzave për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në një intervistë për DW, aktorja është rrëfyer krejtësisht pa dorashka për jetën e saj personale. “Kam pasur […]

Lexo më shumë

Pati mosmarrëveshje me drejtuesit? Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Pati mosmarrëveshje me drejtuesit? Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Publikuar më 24.02.2021
Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk d...

Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”. Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për vetëm pak kohë, Eneda u shpreh në reagimin e saj se i nxori mallin spektaklit të humorit. “Me duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon […]

Lexo më shumë

Noizy i bëri ‘diss’ në këngën e fundit, Stresi reagon ashpër nga arratia

Noizy i bëri ‘diss’ në këngën e fundit, Stresi reagon ashpër nga arratia

Publikuar më 24.02.2021
Pas pjesmarrjes në protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga...

Pas pjesmarrjes në protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e policisë, prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi po qëndron në arrati, pasi blutë e kanë nxjerrë në kërkim. Por rreth një muaj më parë reperi rival Noizy i ka kushtuar një këngë grupit të Stresit, duke e detyruar reperin të reagojë nga […]

Lexo më shumë

Flori Mumajesi në zi, këngëtari shqiptar humbet nënën

Flori Mumajesi në zi, këngëtari shqiptar humbet nënën

Publikuar më 24.02.2021
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më...

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Top Albania Radio që i referohet burimeve të afërta të familjes. Mësohet se ditën e sotme nëna e tij, po përcillet për në banesën e fundit. Kujtojmë se disa ditë më parë […]

Lexo më shumë

“Dielli doli”, Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid-19, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

“Dielli doli”, Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid-19, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Publikuar më 24.02.2021
Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën ...

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën “ me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka  mposhtur Covid-19 dhe se tani ndihet më mirë sepse po rikuperohet dita-ditës. Gjebrea ka gjetur rastin të falënderojë mjekun dhe infermieren që janë kujdesur për të […]

Lexo më shumë

Këngëtarja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Publikuar më 23.02.2021
Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhe...

Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Artistja e hitit “Love Me Like You Do” dhe bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, po presin fëmijën e parë bashkë ka zbuluar Ellie për Vogue. Ajo ka treguar se është 30-javëshe shtatzënë. Goulding, që kurorëzoi dashurinë me Jopling me martesë […]

Lexo më shumë

Labinot Tahiri humb durimin nga masat kufizuese të COVID-19: Javën tjetër do këndoj në të gjithë lokalet

Labinot Tahiri humb durimin nga masat kufizuese të COVID-19: Javën tjetër do këndoj në të gjithë lokalet

Publikuar më 23.02.2021
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka humbur durimin ndaj ...

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka humbur durimin ndaj masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një postim në InstaStory, këngëtari, i cili ka qenë pa punë që nga momenti i fillimit të pandemisë, shkruan se nga java tjetër do këndojë në të gjitha lokalet e Kosovës. Ai u shpreh se […]

Lexo më shumë