Një hap drejt vaksinës, kompjuteri më i shpejtë në botë identifikon ilaçet që mund të luftojnë Covid-19

Koronavirusi po paraqet një sfidë të madhe për shkencëtarët, sepse ata duhet të përshpejtojnë kërkimet e tyre në të njëjtën shpejtësi me të cilën po përhapet virusi. Por pikërisht për këtë gjë është ndërtuar superkompjuteri më i shpejtë në botë.

Summit, superkompjuteri i “Makinerive të Biznesit Ndërkombëtar” i pajisur me trurin e inteligjencës artificiale, ka zhvilluar mijëra simulime për të analizuar cilat kombinime të ilaçeve mund të ndalojnë në mënyrë efektive infektimin e qelizave me virusin Covid-19. Superkompjuteri ka arritur të identifikojë 77 prej tyre dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt gjetjes së një vaksine.

Studimi i realizuar në laboratorin kombëtar Oak Ridge u publikua në revistën ChemRxiv. Kompjuteri i quajtur Summit, u porosit nga Departamenti i Energjisë i SHBA në 2014-tën për të zgjidhur problemet në botë. Ky kompjuter është 1 milion herë më i fuqishëm se laptopi më i shpejtë. Summit ka identifikuar strukturat në sistemin qelizor që paraprijnë sëmundjen e Alzheimer dhe ka parashikuar motin ekstrem duke u bazuar në simulimet klimatike.

Studiuesi Micholas Smith krijoi një model të koronavirusit bazuar në hulmutimet e publikuara në janar. Me superkomjuterin ai simuloi se si atomet dhe grimcat në proteinën virale do të reagonin ndaj lëndëve të ndryshme. Kompjuteri Summit zhvilloi simulime të 8 mijë përzierjeve që mund të lidhen me proteinën e virusit dhe të ndalojnë përhapjen e tij në qeliza.

Megjithatë drejtuesi i Oak Ridge, Jeremy Smith, është shprehur se këto rezultate nuk tregojnë se është gjetur kura për koronavirusin, por mund të ndihmojnë në studimet e ardhshme për të krijuar vaksinën më efektive për Covid-19.

Burimi: CNN

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet