Një grua vret një shqiptar në Itali

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Itali, ku një grua ka vrarë një shtetas shqiptarë.

Sipas asaj që transmeton “Syri.net”, ngjarja ka ndodhur në Bergamo dhe viktimë ka mbetur një shtetas shqiptar 40-vjecarë, i cili sipas mediave vendase e kishte kërcënuar me thikë  gruan e cila më pas edhe i mori jetën.

Gruaja në përpjekje për t’iu larguar 40-vjeçarit, ka hipur në makinën e saj dhe duke u nisur e ka goditur  agresorin me makinë, i cili si pasoj e goditjes gjeti vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos dhe nga dëshmia që gruaja ka dhënën  në polici, shtetasi shqiptar e ndiqet prej kohësh.

/D.T/