Një foshnje e porsalindur vdes në Spitalin e Durrësit, familjarët akuzojnë mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Durrësit, ku një foshnje i sapolindur ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet shkaqet që kanë sjellë vdekjen e foshnjës, por mësohet se prindërit e tij kanë bërë një kallëzim ndaj mjekëve të Spitalit të Durrësit, ku i akuzojnë për moskujdes.

Policia njofton se “Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”

Nga dyshimet e para mendohet se foshnja vuante nga një sëmundje e trashëguar gjenetisht, që konsistonte në thyerje të kockave sapo prekej nga mjeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet