
Aktorja e njohur e “Twilight”, Kristen Stewart, do të luajë rolin e Princeshë Dianës në një film të ri që do të flasë për jetën e të ndjerës pas ndarjes nga Princi Charles. Regjisori i filmit Pablo Larrain ka thënë se ka përzgjedhur Stewart për këtë rol, sepse ajo është një nga aktorët më të mira të ditëve të sotme.
Por përzgjedhja e aktores kryesore nuk është pritur mirë nga të gjithë, sepse fansat e Princeshë Dianës kanë ngritur zërin kundër përzgjedhjes së Kristen. Disa prej tyre shprehen se Diana ka pasur klas dhe elegancë, ndërsa Stewart është e kundërta e saj.
Filmi do të xhirohet në Sandrigham dhe në të do të rrëfehet e gjithë historia që nga momenti kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte. Drama zhvillohet në tre ditë, në ditët e fundit të pushimeve të Krishtlindjeve të Dianës në shtëpinë e saj në Windsor.
“Ne vendosëm që të tregonim një histori për identitetin, dhe se si një grua vendos që në një farë mënyre të mos jetë mbretëresha. Ajo është një grua, që në gjithë rrugëtimin e filmit, vendos dhe kupton që ajo dëshiron të jetë gruaja që ishte përpara se të njihej me Charles”, ka thënë regjisori.
Princeshë Diana u martua me Princin Charles në 1981 dhe u divorcuan në 1996. Ajo vdiq një vit më vonë në një aksident me makinë në Paris. Regjisori Larrain ka thënë se në film nuk do të shfaqen pjesë nga vdekja e Princeshës, por vetëm nga ndarja dhe dashuria që ajo ndiente për dy fëmijët e saj Princin William dhe Harry.
Ndërkohë Kristen Stewart është bërë shumë e njohur me rolin e Bella Swan në filmin “Twilight”, në të cilin ka luajtur nga viti 2008-2012.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply