×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një ditë favorizuese dhe shumë të papritura, njihuni me parashikimin e yjve për sot

Dashi

Këtë të martë ndjenjat tuaja do të jenë mjaft të favorizuara nga Venusi. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk e keni kaluar ende, por mos u demoralizoni dhe gjëja e duhur që duhet të bëni është të ecni para. Bëni kujdes që të mos stresoheni dhe inatoseni sot, nuk duhet që ti nxirrni nervat tuaja te personat duhet. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për ndryshim, por do të ishte mirë që të mos rrezikonit në këtë moment prisni dhe pak dhe më pas mund të bëni çdo gjë që ju dëshironi.

Demi

Epo pas gjithë asaj rrëmuje të bërë gjatë ditëve të fundit më në fund do të arrini që të gjeni pak qetësi. Do të keni mundësi që të zëvendësoni ndjesitë negative me ato pozitive. Po ashtu do të jeni të me energji për të eksploruar vende dhe njerëz të rinj. Partneri këtë të martë do të tregohet mjaft i ëmbël me ju dhe do të bëjë të pamundurën që ju të ndiheni sa më mirë.

Binjakët

Sot do të bënit mirë të mundoheshit pak për të mbajtur nën kontroll ankesat dhe debatet. Kjo ditë do t’ju ngarkojë me shumë punë dhe orët do t’ju duken si vite. Disa situata të komplikuara do t’ju komplikojnë ditën më shumë, na  vjen keq Binjakë por kjo nuk është dita e duhur për ju. Në këto momente keni shumë shqetësime dhe ndiheni të stresuar. Gjëja e vetme e mirë këtë të martë është se keni partnerin në krah dhe ai do të përpiqet t’ju lehtësojë situatat sado pak.

Gaforrja

Me ndikimin e favorshëm të Hënës, kjo ditë do të jetë perfekte sa i takon çështjeve sentimentale. Mundohuni që të largoheni nga situatat e pamundura, pasi veçse do të humbni kohë.Sa i takon punës, ky është momenti i duhur  për të reflektuar dhe bëni mirë që vendimet e rëndësishme ti shtyni për një ditë tjetër.  Në lidhje me çështjet financiare, çdo gjë do të shkojë mirë dhe Hëna do t’ju lejojë që të bëni dhe disa shpenzime të pamenduara.

Luani

Ndiheni shumë të lodhur. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet dhe polemikat, të paktën sot. Nëse vazhdoni debatet me partnerin ta keni të sigurt që ai nuk do t’ju kuptojë dhe kjo gjë vetëm sa do t’ju largojë nga njëri-tjetri. Në lidhje me punën janë disa persona të cilët mbajnë anën tuaj, por sërish kanë dyshime.

Virgjëresha

Vendosja e yjeve inkurajon që të shprehni veten në një mënyrë të pazakontë. Sot do të shijoni shumë bisedat me miqtë tuaj dhe nën efektin e disa gotave alkooli ju do të bëni disa çmenduri të vogla. Gjatë bisedës ju do të flisni për disa gjëra të habitshme që keni kaluar. Kjo gjë do të mërzitë partnerin tuaj dhe disa krisje të vogla do të ndodhin në marrëdhënien tuaj. Qetësohuni sot dhe merrini gjërat me qetësi. Beqarët do të prezantohen me persona që do ti ndryshojnë jetën.

Peshorja

Do të kaloni disa vështirësi në marrëdhënien aktuale. Beqarët sot do ta ndjejnë veten të sigurt dhe do fillojnë të shprehin ndjenjat e tyre. Prandaj merrni avantazh nga kjo dhe krijoni një lidhje të fortë mes të dyve. Në punë disa lajme të reja do t’ju zbukurojnë ditën dhe do ju shtojnë energjitë.

Akrepi

Atmosfera është e mbushur me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Nëse i keni hyrë një lidhje  dashurore kohët e fundi, atëherë pozicioni i planetëve do t’ju bëjë të kuptoni sot se çfarë aventurë jeni duke kaluar. Ndryshimet planetëve gjithashtu do t’ju ndihmojë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse tani ju duket çdo gjë e komplikuar.

Shigjetari

Kjo e martë për ju të dashur Shigjetarë do jetë e mbushur plot pozitivitet dhe mundësi të reja si në punë ashtu dhe në jetën dashurore. Sot mund të shprehni gëzimin tuaj pa frikë dhe tregojini partnerit tuaj sa e dashuroni dhe sa mirë ndiheni afër tij. Pasi të keni shprehur këto ndjenja ju do të jeni në gjendje të merrni hapa të tjera.

Bricjapi

Ju sot do të ndiheni pesimist kundrejt iniciativave që keni marrë. Në dashuri, një ndjenjë e re mund të shkaktojë disa trazira në jetën tuaj. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni për financat dhe duke qenë se jemi në prag festash do të ishte mirë që të kurseni pak.

Ujori

Është e rëndësishme të kontrolloni qëndrimin tuaj dhe të lini mënjanë krenarinë. Ju mund të përfundoni duke i larguar njerëzit, nëse nuk jeni të vetëdijshëm se si veprimet tuaja ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Çështjet familjare do t’ju pengojnë në lidhje me disa vendime për karrierën tuaj.

Peshqit

Do të merrni shumë mbështetje dhe këshilla nga njerëzit e tjerë sot, por në fund çfarëdo vendimi që merrni duhet të vijë nga zemra juaj. Dita për beqarët nuk do të jetë ditë me fat për të gjetur personin e zemrës. Dikush sot  mund t’ju bëjë një propozim interesant.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Shenjat më me fat për këtë të martë, mësoni surprizat e yjeve

Shenjat më me fat për këtë të martë, mësoni surprizat e yjeve

Publikuar më 19.01.2021
Dashi Jini shumë të kujdesshëm në fushën sentimentale, madje...

Dashi Jini shumë të kujdesshëm në fushën sentimentale, madje edhe për super të dashuruarit, për çiftet e vendosura mirë, nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të lindin probleme Demi Kjo javë do të jetë e shkëlqyeshme për ndjenjat, për ta rrahur zemrën përsëri. Saturni dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 18 janar 2021

Horoskopi ditor, e hënë 18 janar 2021

Publikuar më 18.01.2021
Dashi Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të...

Dashi Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të gjithë sektorët e jetës, si në sferën profesionale edhe në fushën e ndjenjave. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa problematika, të cilat kanë të bëjnë me vendin e punës. Demi Do të jeni të karikuar me një […]

Lexo më shumë

Surpriza dhe të papritura, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Surpriza dhe të papritura, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Publikuar më 17.01.2021
Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume ...

Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do ndiheni gati te hidhni çdo hap me te. Beqaret do bëjnë mire te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për te ndryshuar statusin. Ne […]

Lexo më shumë

Menaxhoni mirë emocionet, mësoni çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Menaxhoni mirë emocionet, mësoni çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Publikuar më 16.01.2021
Dashi Ju ndiheni pak të lodhur nga pikëpamja fizike, bëni ve...

Dashi Ju ndiheni pak të lodhur nga pikëpamja fizike, bëni vetëm atë që është e nevojshme. Të ardhurat ekonomike janë të nevojshme urgjentisht për të kryer projekte të rëndësishme, gjithashtu kërkoni ndihmë nga familja ose miqtë e besuar. Demi Saturni dhe Hëna janë të favorshme, por kushtojini vëmendje çështjeve profesionale në mënyrë të barabartë. Fundjava […]

Lexo më shumë

Mësoni se çfarë thonë yjet për ju

Mësoni se çfarë thonë yjet për ju

Publikuar më 15.01.2021
Dashi 21 Mars – 19 Prill Do të jetë një ditë tjetër ve...

Dashi 21 Mars – 19 Prill Do të jetë një ditë tjetër veçanërisht stimuluese, edhe pse më e mira do të vijë në fillim të shkurtit. Pesëmbëdhjetë ditët e para të muajit tjetër do të kenë një situatë unike astrologjike, aq ndikuese sa që disa mund të kenë pasoja edhe në jetën shoqërore. Sidoqoftë, do […]

Lexo më shumë

Situatë e paqëndrueshme financiare, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Situatë e paqëndrueshme financiare, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Publikuar më 14.01.2021
Dashi Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju ...

Dashi Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Do të diskutoni çështje financiare me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen. Miqtë dhe të afërmit do të kërkojnë më shumë vëmendje, por kjo është koha e duhur për t’iu përkushtuar vetes. Demi […]

Lexo më shumë

Këto do të jenë shenjat më me fat për këtë të mërkurë, njihuni me parashikimin e yjeve

Këto do të jenë shenjat më me fat për këtë të mërkurë, njihuni me parashikimin e yjeve

Publikuar më 13.01.2021
Dashi Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur plot të papritura. ...

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur plot të papritura. Ju  do të jeni shumë të pasigurt mbi vendimet që duhet të merrni dhe mendja juaj nuk po funksionon siç duhet për të gjykuar në mënyrë objektive situatat dhe njerëzit përreth jush. Nga ana tjetër, situata me partnerin tuaj do të kthehet në […]

Lexo më shumë

Koha perfekte për të treguar anën tuaj më të mirë, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Koha perfekte për të treguar anën tuaj më të mirë, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Publikuar më 12.01.2021
Dashi Sot përpiquni që të shmangi sa më shumë nga vetja njer...

Dashi Sot përpiquni që të shmangi sa më shumë nga vetja njerëzit të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Me partnerin disa momente të këndshme ju presin. Demi Kjo e martë është koha perfektë për të […]

Lexo më shumë