
Pele dhe Maradona kanë qenë dy nga rivalët më të mëdhenj në botën e futbollit, ku tifozët dhe sportdashësit janë ndarë më dysh mbi atë se cili ka qenë lojtari më i mirë në planet.
Legjenda braziliane Pele nuk e ka fshehur trishtimin për ndarjen nga jeta të “mikut” dhe “rivalit” të tij Maradona. Në një citim për “Reuters” ai shprehet: “Është e trishtë të humbasësh një mik në këtë mënyrë”.
Pele shton: “Me siguri një ditë do të shkelmojmë një top bashkë atje lart në qiell”. Zemra e Diegos pushoi së rrahuri këtë të martë pas një arresti kardiak. 60-vjeçari kishte pasur probleme të rënda shëndetësore së fundmi dhe i ishte nënshtruar një operacioni.
“Heroi” i Argjentinës udhëhoqi bardhekaltërit te triumfi në Kupën e Botës në vitin 1986, duke u bërë një prej futbollistëve më frymëzues të gjeneratës së tij. Vet Leo Mesi do të pranonte vite më parë se Diego ndikoi jo pak në frymëzimin dhe ndjekjen e rrugës së tij në botën e futbollit.
Ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit në një shënim ngushëllues shkruan: “Shprehim dhimbjen tonë më të thellë për vdekjen e legjendës sonë Diego Armando Maradona. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply