“Një copë mishi me dy sy”, Flor Mumajesi publikon mesazhet ku ofendohet Fifi (Foto)

Marrëdhënia e dy këngëtarëve të njohur ka qene në qendër të vëmendjes së medaiave rozë. Tema e fundit që u diskutua ishte fakti se Flori Mumajesi dhe Fifi nuk ishin miq në “Instagram”, kjo i shtyu fansat të mendonin se marrëdhënia mes tyre mund të ishte prishur.

Lidhur me këtë Fifi u shpreh se ende besonte në miqësinë me këngëtarin.

“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, tha pak javë më parë Fifi.

Por së fundmi ka reaguar edhe kantautori në lidhje me këtë. Në një postim në “Instastory”, Flori publikoi disa mesazhe të shkëmbyera mes dy personave, në të cilën shkruhej për Fifin.

“Mbase duhet të jemi Fifi, një copë mishi me dy sy”, i shkruan personi, emrin e të cilin Flori nuk e ka bërë publik, por i ka kthyer përgjigjen e papritur.

“Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”, është përgjigjur Flori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet