Një ari kapet “mat” nga kamerat e gazsjellësit TAP (VIDEO)

Publikuar më 14. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një ari që kërkonte strehën e tij për t’i shpëtuar shiut, është filmuar nga kamerat e gazsjellësit TAP.
Video e publikuar nga TAP në Shqipëri tregon sesi kompania monitoron aktivitetin e arinjve pranë gjurmës së gazsjellësit dhe i programon punimet pa ndikuar në aktivitetin e tyre, sidomos gjatë gjumit letargjik.